Categories: Uncategorized

Arsenali dëshiroi shërbimet e Rrahmanit në janar, por u kujtua vonë

Arsenali kishte bërë përpjekje për ta blerë Amir Rrahmanin nga Hellas Verona gjatë afatit kalimtar të janarit, pa qenë i vetëdijshëm se mbrojtësi kosovar tashmë kishte nënshkruar kontratë me Napolin.

Klubi nga Londra veriore kishte për qëllim ta përforconte mbrojtjen, e në veçanti krahun e majtë, gjatë afatit kalimtar dimëror, për shkak të probleme me lëndimeve afatgjate të Kieran Tierney dhe Sead Kolašinac dhe largimit të Nacho Monreal.

Të lidhura

None found

Drejtuesit e “Topçinjve” nuk kanë qenë të lumtur as me qendrat e mbrojtës, posaçërisht me Shkodran Mustafin, i cili nuk ka qenë në gjendje t’u japë fund gabimeve të pafalshme trashanike.

Sipas gazetës italiane “Corriere dello Sport”, ndër mbrojtësit që Arsenali synonte t’i sillte në klub ishte edhe Amir Rrahmani i Kombëtares së Kosovës dhe Veronës në Serie A.

Paraqitjet e mahnitshme të 25-vjeçarit për ekipin kombëtar verdhekaltër e veçanërisht për Veronën, ia kishin tërhequr vëmendjen klubit nga Premierliga.

Rrahmani e ka zhvilluar çdo ndeshje në të gjitha garat për Veronën deri tani këtë sezon, duke i ndihmuar asaj të ngjitet në vendin e gjashtë në Serie A dhe të luftojë për një vend në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Por kur Arsenali e kërkoi kosovarin veç ishte vonë.

Rrahmani tashmë kishte arritur marrëveshje me Napolin dhe Arsenali nuk ishte në dijeni.

Rrahmani nënshkroi kontratë katërvjeçare me Napolin, me pagë vjetore 1.8 milionë euro në vit dhe do t’i bashkohet atij në fillim të sezonit të ri 2020/21.

Napoli do t’ia paguajë Veronës plot 14 milionë euro për shërbimet e kosovarit.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

5 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago