Categories: Uncategorized

Arrihet akordi për oraret dhe ditët e ndeshjeve në Spanjë

Beteja e gjatë mes dy organizatave më të larta të futbollit spanjoll, ajo për oraret dhe ditët ndeshjeve të La Ligas është mbyllur me një fund të lumtur. Liga spanjolle e Futbollit dhe Federata kanë arritur një akord i cili duhet të çertifikohet përpara një gjykatësi, për të luajtur gjatë gjithë javës përfshirë edhe ditën e hënë në dy fasha orare.

Në momentin që do të rifillojë kampionati spanjoll do të luhet në orën 20:00 në zonat ku bën më freskët dhe dhe do të ketë ndeshje në orën 23:00 në qytetet ku temperaturat janë më të larta, duke patur parasysh edhe faktin që La Liga do të rinisë në muajin qershor.

Të lidhura

None found

Luis Rubiales presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit ka qenë gjithmonë kundër ndeshjeve gjatë ditës së hënë sepse gjithmonë e ka gjykuar ditën e parë të javës si të papërshtatshme përsa i përket kërkesave të spektatorëve, por në një futboll me dyer të mbyllura ky shqetësim kthehet në të pavlerë. Limiti i vendosur për çdo skuadër nga një ndeshje te tjetra është 72 orë.

Për shembull nëse një skuadër zbret në fushë ditën e hënë ndeshjen e ardhshme nuk do ta luajë para ditës së enjte. Ky organizim do t’i lejojë ligës spanjolle të futbollit ta mbyllë kampionatin brenda datës 29 korrik, pra brenda limitit të vendosur nga UEFA në mënyrë që deri në 3 gusht të ketë kohë për të zhvilluar edhe ndeshjet e fundit të Kupave Europiane, edhe pse në Spanjë ky problem nuk ekziston pasi finalja e Kupës së Mbretit mes dy skuadrave baske Real Sociedad dhe Athletic Bilbaos është shtyrë për vitin e ardhshëm për t’u luajtur në praninë e tifozëve.

të fundit

Berisha: PD do të propozojë reformë territoriale në funksion të ripopullimit të Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita do të angazhohet për hartimin e një reforme të re territoriale,…

3 seconds ago

Dimitrieska-Koçoska: Public Debt Fell to 58.8% of GDP in the Second Quarter

Borxhi publik në tremujorin e dytë shënoi rënie krahasuar me gjendjen e borxhit publik në tremujorin paraardhës për 0.1 pikë…

35 seconds ago

Hoti Accuses Serbia of Sabotaging Efforts to Uncover the Fate of the Missing

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar pas arrestimit të një personi…

1 minute ago

European Commission Criticises Temu for Lack of Cooperation During Dublin Inspection

Komisioni Europian ka akuzuar platformën kineze të tregtisë elektronike Temu se nuk ka bashkëpunuar siç kërkohej gjatë një kontrolli të…

2 minutes ago

Ceuta crisis: Around 60,000 Moroccans enter Spanish enclave; EU calls for immediate returns

Kriza migratore në Ceuta ka marrë përmasa dramatike, me rreth 60 mijë persona që kanë hyrë në enklavën spanjolle nga…

2 minutes ago

The film “Dua” selected as Kosovo’s official submission for the 2027 Oscars

Filmi “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, është përzgjedhur si propozimi zyrtar i Kosovës për kategorinë International Feature Film në…

2 minutes ago