sport

La Liga bën revolucion, nga janari do të publikohen bisedat mes gjyqtarit dhe asistentëve të VAR-it

La Liga spanjolle do të jetë një sensacion i vërtetë nga janari i vitit që vjen. Në fakt, Federata Spanjolle e Futbollit dhe La Liga kanë arritur marrëveshje që, duke filluar nga muaji i parë i vitit 2024, të publikohen pamjet dhe bisedat me zë mes gjyqtarëve dhe të asistentëve të VAR-it gjatë ndeshjeve në kohë reale, kur ka rishikime të aksioneve dhe të rasteve diskutabile, njoftojnë mediat spanjolle.

Ky revolucion që pritet ta bëjë futbolli spanjoll do të “eksperimentohet” në ndeshjet e Superkupës së Spanjës më 10 e 11 janar, ndërsa më pas pritet të aplikohet edhe në ndeshjet e futbollit elitar spanjoll.

Të lidhura

None found

Ideja është që referimi spanjoll të jetë sa më transparent me publikun dhe me audiencën, në mënyrë që të ketë më shumë qartësi rreth vendimeve që do të merren me ndihmë të sistemit VAR, i cili konsiderohet si revolucionar i shekullit 21.

Gjithçka do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim, ndërsa tifozëve do t’ju jepen edhe detaje se si do të funksionojnë gjërat me risinë që do ta sjellë La Liga.

/GazetaSinjaliSport/

Tags: la liga

të fundit

Berisha kundërshton afrimin e portierit italian Kaprile te Kombëtarja

Etrit Berisha ka folur pas ndeshjes së fituar së Kombëtares me rezultatin 2-0 ndaj Finlandës. Portieri i Kombëtares ishte i…

31 seconds ago

Prania e Kombëtares së Izraelit në Kosovë, kolona dhe siguri e shtuar në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Kombëtarja e Izraelit tashmë gjendet në Kosovë, aty ku nesër do të luajë ndaj Kombëtares së Kosovës në stadiumin “Fadil…

45 seconds ago

Trajneri i Izraelit vlerëson Kosovën si kundërshtare të fortë, Revivo dhe Solomon në dyshim për ndeshjen

Përzgjedhësi i Izraelit, Ran Ben Shimon ka konfirmuar se Roy Revivo dhe Manor Solomon po i nënshtrohen testeve mjekësore, ndërsa…

6 minutes ago

Pio Esposito shpjegon lotët pas golit: Doja që të harrohej gabimi i vëllait tim

Pio Esposito edhe një herë e vodhi vëmendjen me ekipit kombëtar të Italisë. I lindur në vitin 2005, ai shënoi…

7 minutes ago

Maratona e Tiranës të dielën, kufizime për automjetet dhe ndryshime në linjat urbane

Maratona e Tiranës zhvillon këtë vit edicionin e saj të dhjetë. Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet…

10 minutes ago

Shtohen rastet e gripit sezonal në Maqedoni

Rritet numri i të prekurve nga gripi sezonal. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, brenda një jave janë regjistruar 116 raste,…

10 minutes ago