Categories: Uncategorized

7 arsyet e ringritjes së Real Madridit

8 ditë i kanë mjaftuar Real Madridit për të kthyer situatën në Spanjë në favor të tij, duke rimarrë kryesimin në La Liga, të cilin e humbi përpara ndalesës për shkak të COVID-19.

Interpretim thuajse perfekt i Los Blancos u ka dhënë mundësinë të rikuperojnë në kohë rekord ndaj rivalëve të përjetshëm.

Të lidhura

None found

Por janë disa arsye të cilat e kanë sjellë këtu skuadrën madrilene.

Niveli i lartë konkurues.

Puna e shkelqyer e Real Madrid në veçanti në përgatitjen fizike, ka qenë në lartesinë e duhur. Dhe kjo lidhet me emrin e Gregory Dupont, shkencëtari që i kthehu lojtarët në motora. Dupont pasi u shpall kampion bote me Francën në 2018-ën, kaloi tek Real Madrid dhe frutet po merren.

Zidane ka skuadrën në kontroll

Përpara ndalesës trajneri shfaqi ndjesi negative, ndikuar nga humbjet me Levanten dhe Betis, të cilat prekën shumë anën psikologjike të skuadrës. Rikthimi tregoi që Zidane i ka gjërat e qarta në kokë, ndërsa lojatrët treguan karakter dhe përqëndrim sidomos kundër Eibar dhe Sociedad.

Forcë dhe goditje

Ekipi u rikthye duke shfaqur ekulibër në të gjithë repartet. Në mbrojtje janë më të mirët me 21 gola të pësuar. Në sulm skuadra ka rifituar agresivitetin dhe saktësinë në rastet e krijuara, me 8 gola në 3 ndeshje.

Hazard-Asensio

Dy lojtarë të rëndësishëm që i shtohen grupit të Zidane. Belgu duket se ka rifituar formën e tij, ndërsa Asensio është rikthyer pas 11 muajve mungesë, madje duke debutuar me gol kundër Valencias, duke treguar që do të jetë shume i vlefshëm

Golat e Benzema

Real ka nevojë për golat e tij. Ka shënuar 17 deri tani dhe është një pikë referimi në sulmin madrilenëve, duke rikuperuar sensin e golit, duke shënuar 3 në 3 takimet e fundit, duke qenë deçiziv para portës.

Rotacionet

Stoli me shumë alternativa këto kohë po i jep mundësinë Zidane të freskojë skuadrën me ndryshimet e shumta, nga ndeshja në ndeshje. Ka humbur lojtarë në këtë periudhë si Nacho, Isco apo Lucas Vasquez, por kanë rezultuar fituese kartat e Vinicius dhe James si për shembull ndeshjen e fundit në Anoeta.

Nga Bernabeu në Di Stefano

Vendimi për të mos luajtur në Santiago Bernabeu, e vuri skuadrën përpara faktit që do të luante po në Madrid por në një stadium të vogël në të cilin nuk ishin ambjentuar. Por kjo nuk i pengoi aspak duke u përgjigjur në fushë, madje edhe në transfertë skuadra ka reaguar mirë, duke ndërprerë serinë e 2 humbjeve, me një fitore të rëndesishme siç ishte për ta finalja në Anoeta. Tani çdo gjë është në dorën e tyre. 8 finale deri në fund, për një kampionat që mund të fitohet ashtu si 13 vite më parë me pike të barabarta me Barcelonen. Le të shohim.

të fundit

Radhë deri në 2 orë në dalje të Muçibabës, kolonë 1 km në Dheun e Bardhë

Fluks i shtuar është duke u regjistruar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, me pritje më të gjata…

5 minutes ago

Radimov kritikon profilin e Dakut: Sulmuesi shqiptar nuk përshtatet me lojën e Spartakut

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, vazhdon të jetë një nga emrat e përfolur në tregun e transferimeve, pas…

8 minutes ago

ChatGPT Analysis of the Mountain Package: Rama Clarifies the Law Targets Families with Inherited Properties, Not Elites

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një…

9 minutes ago

“Rama in speech only praised Balla and Zegjinen”, says protester: Our unity, fear of the rotten system

Mesazhe të forta e thirrje për bashkim janë bërë në sheshin para Kryeministrisë, ku u mbajt edhe protesta e 55…

10 minutes ago

Adrian Gaxha shares first portrait of his son, reveals unique name

Ndoshta kanë kaluar disa muaj që kur u bë baba për herë të parë, por Adrian Gaxha ka vendosur vetëm…

10 minutes ago

LSDM: Pas ujit të ndotur në Gostivar, Krushevë e Pllasnicë, Vardari tashmë është mbuluar nga shkuma sintetike

Pas ndotjes së ujit në disa qytete, shkuma e bardhë nga Lepeneci në Vardar është një tregues i kolapsit të…

10 minutes ago