Disa pika të kalimit kufitar në Kosovë po përballen me fluks të lartë qarkullimi, duke shkaktuar radhë të konsiderueshme, sidomos në dalje të territorit.
None found
Sipas informacioneve më të freskëta nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata më e rënduar paraqitet në pikën kufitare Muçibabë, ku udhëtarëve u duhet të presin deri në 120 minuta për të dalë. Në këtë vendkalim, radha e automjeteve shtrihet deri në 2 kilometra.
Ndërkohë, në Dheun e Bardhë, koha e pritjes për ata që hyjnë arrin deri në 80 minuta, ndërsa për dalje rreth 25 minuta. Kolona në dalje mat rreth 1 kilometër gjatësi.
Në Han të Elezit, pritjet janë më të moderuara, deri në 15 minuta, me radhë që shkojnë deri në 100 metra si në hyrje, ashtu edhe në dalje.
Pika kufitare e Vërmicës raporton pritje deri në 15 minuta për hyrje dhe një kolonë prej afërsisht 50 metrash.
Sa i përket vendkalimit në Kullë, qytetarët presin vetëm 3 deri në 5 minuta, teksa radhët variojnë nga 10 në 20 metra.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, fluksi është më i ulët dhe pritjet janë minimale, duke u luhatur kryesisht nga 3 deri në 10 minuta.
Kryeziu publikon listën e Kosovës U-21 për ndeshjen ndaj Luksemburgut, ftohen shumë emra të rinj Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës…
Java e 13-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut ishte rezervuar edhe për derbin e ekipeve shqiptare, mes…
Gjilani dhe Malisheva kanë publikuar formacionet zyrtare në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall Superligën e…
Bullgaria nuk sheh nevojë për ndërmjetës në bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe konsideron se çështjet që lidhen me procesin…
Një i moshuar, i veshur me kostum tradicional, i është bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Në një prononcim për…
Në javën e 14-të të Ligës së Parë turke, Sivasspor nuk mori dot pikë në transfertë ndaj Vanspor FK, e…