Categories: Uncategorized

2 gola në 9 ndeshjet e fundit, mediat turke kritikojnë Muriqin

Mediat turke nuk janë përmbajtur në kritika të ashpra ndaj sulmuesit kosovar të Fenerbahçes, Vedat Muriqi, i cili i ka shënuar vetëm dy gola në nëntë ndeshjet e fundit, duke e akuzuar se në pjesën e dytë të sezonit nuk po e tregon formën e lartë si në pjesën e parë.

Fenerbahce u mposht 2:0 nga Kasimpasa në fundjavë, që nënkupton shpresat për titull apo kualifikim në Ligën e Kampionëve i janë shuar tashmë.

Të lidhura

None found

Gjiganti turk po kalon nëpër vështirësi të mëdha, pasi e ka fituar vetëm njërën nga pesë ndeshjet e fundit, duke u mposhtur dy herë, dhe tani ngel në pozitën e shtatë me 13 pikë larg një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe shtatë pikë larg Ligës së Evropës, pesë javë para përfundimit të kampionatit.

Për më tepër, forma e Fenerit në udhëtim ka qenë e tmerrshme dhe ka ndikuar direkt në renditjen tabelore në Superligën e Turqisë. Nuk di për fitore si mysafire që prej janarit, ndërsa edhe nuk ka shënuar gol në dy ndeshjet e fundit.

Për këtë, mediat turke e fajësojnë edhe sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, i cili e ngriti standardin me paraqitjet e tij mbresëlënëse në pjesën e parë të sezonit në ligën elitare turke.

Në nëntë ndeshjet e fundit në ligë, 25-vjeçari i ka shënuar vetëm dy gola, njërën prej të cilave nga penalltia.Këto shifra janë zhgënjyese për kosovarin, nëse i shikojmë statistikat e tij në fillim të sezoni.

Në 19 ndeshjet e para, Muriqi i kishte shënuar plot 12 gola.Muriqi ka qenë vazhdimisht i përfolur në tregun e futbollistëve që prej janarit, si njëri prej sulmuesve më të kërkuar, me Tottenhamin e Jose Mourinhos dhe Lazion në Serie A si ky klubet më të interesuara për të.

të fundit

Krenar Lloga criticizes bar exam proposal: Nothing to be proud of

Ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar mendim nga…

32 seconds ago

Kumanovo modular hospital to be used for physical medicine and rehabilitation

Spitali modular në Kumanovë do të ripërdoret për nevojat e Departamentit të Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit në Spitalin e Përgjithshëm…

48 seconds ago

Safe City” expands to Bllacë as well; fines expected to bring in about 10 million euros a year

Sistemi “Safe City” do të zgjerohet deri në muajin shkurt në të gjithë territorin e vendit, fillimisht në Strumicë, më…

1 minute ago

Kurti calls on Serbia’s new leadership to recognize Kosovo’s independence

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

1 minute ago

Fire alarm on Barcelona–Venice flight: Student who used e-cigarette faces fine of more than €2,000

Momente paniku në bordin e një avioni të kompanisë Ryanair që udhëtonte nga Barcelona drejt Venecias, pasi papritur u aktivizua…

2 minutes ago

Durrës crash that killed two children: Dismissal of one charge against Nikoll Radaçi sought; next hearing on November 16

Ditën e sotme u zhvillua seanca e radhës paraprake për Nikoll Radaçin, i akuzuar për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit…

2 minutes ago