Categories: sport

Napoli i Allegrit në krizë: starti më i dobët në 17 vite dhe tensione në skuadër

Napoli po përjeton një prej startimeve më negative të sezonit në 17 vitet e fundit, ndërsa drejtimi i Massimiliano Allegrit po shoqërohet edhe me rritje të tensioneve brenda dhomës së zhveshjes.

Të lidhura

None found

Disfata 3-1 ndaj Villarrealit, e pësuar të martën, ishte humbja e katërt e napolitanëve në tetë ndeshjet e para zyrtare të sezonit, raportoi mediumi italian Tuttosport. Në këtë seri, Napoli ka marrë gjithashtu tri fitore dhe një barazim.

Një bilanc edhe më i dobët në këtë pikë të sezonit ishte regjistruar vetëm nga Napoli i Roberto Donadonit në edicionin 2009/10, kur skuadra kishte pësuar katër humbje në shtatë ndeshjet e para. Për më tepër, ekipi i Allegrit nuk ka qenë në gjendje të fitojë dy takime radhazi.

Takimi në Spanjë nxori në pah edhe probleme brenda skuadrës. Gjatë ndeshjes u evidentuan debate verbale dhe shenja pakënaqësie mes lojtarëve të Napolit.

Kriza është më e theksuar në Ligën e Kampionëve, ku Napoli ka regjistruar startin më të dobët në historinë e klubit. Pas ndeshjeve të zhvilluara deri tani, skuadra nuk ka marrë asnjë pikë dhe ka shënuar vetëm një gol.

Edhe sulmi nuk po jep pritshmëritë e duhura. Nga 11 golat e realizuar nga Napoli në të gjitha kompeticionet, vetëm pesë janë shënuar nga sulmuesit, një shifër zhgënjyese duke pasur parasysh investimin prej rreth 200 milionë eurosh për përforcimin e këtij reparti.

Në qendër të kritikave është vendosur gjithashtu forma e Allegrit në arenën evropiane. Trajneri italian ka humbur tetë nga nëntë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, ndërsa fitoren e tij të fundit në këtë kompeticion e kishte marrë në tetor të vitit 2022.

Sipas Tuttosport, për të siguruar një vend mes 24 skuadrave të para, Napoli duhet të grumbullojë të paktën 11 pikë në gjashtë ndeshjet e mbetura të fazës së ligës. Kundërshtari i radhës në Evropë do të jetë Bodo/Glimt.

Megjithatë, përpara rikthimit në Ligën e Kampionëve, skuadra e Allegrit do të luajë të shtunën ndaj Venezias, e cila ndodhet në fundin e tabelës së kampionatit.

Kevin De Bruyne pritet ta nisë këtë përballje nga stoli, pasi ka qenë në fushë gjatë gjithë kohës në dy ndeshjet e fundit.

të fundit

Tensione në bulevard, flakë nga molotovët dhe policia përdor gaz lotsjellës

Ka shpërthyer revolta e studentëve ndaj policëve tashmë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protestuesit gjuajnë edhe me molotovë, duke vendosur…

1 second ago

Raids at Idrizovo Prison and Skopje Prison, prohibited substances seized

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është kryer bastisje në Burgun e Idrizovës, ku si rrjedhojë te njëri nga…

13 minutes ago

Court imposes security measures on 22 protesters detained in Durrës

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për 22 të rinjtë e ndaluar nga policia, pas protestave të fuqishme…

14 minutes ago

Protest moves to Zogu i Zi, protesters set rubbish bins on fire

Protesta e qytetarëve duket se nuk po mbahet vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta është “zhvendosur” edhe tek zona…

14 minutes ago

Ministry of Health provides details on those injured during protest at Trauma Hospital

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion në lidhje me personat e plagosur që ndodhen për kurim në Spitalin e Traumës…

14 minutes ago

Protester faints, but police continue firing tear gas at the crowd

Incidentet nuk ndalen në protestën e gjashtë të studentëve kundër qeverisë. Një i tillë sapo ka ndodhur, teksa një protestuese…

15 minutes ago