Categories: Uncategorized

13 nga 36 klubet profesioniste në Gjermani përballen me falimentim

Situata ekonomike e shumë klubeve të Bundesligës dhe të kategorisë së dytë gjermane është më dramatike se që është ditur deri më tani.

Kështu ka shkruar të premten mbrëma sajti i njohur gjerman, Kicker.

Të lidhura

None found

“13 prej 36 klubeve profesioniste përballen me falimentim këtë edicion për shkak të pandemisë së koroanvirusit”, ka shkruar ky medium.

Sidomos në Bundesliga 2 situata është dramatike. Është raportuar se shtatë klube duhet të shpallin falimentimin në fund të majit, nëse nuk vazhdon kampionati deri atëherë dhe nëse një ratë e të hyrave nga partnerët medial nuk paguhet në Ligën Gjermane për distribuim te klubet.

Kësti i fundit nga kontrata aktuale me media, duhet të paguhet në fillim të majit. Dy ekipe tjera të Bundesliga 2 do të falimentojnë në qershor, nëse pagesa nuk realizohet.

Sipas Kicker, një klub i Bundesligës, po ashtu është i rrezikuar dhe mund të paguajë obligimet vetëm deri në maj. Tri klube tjera do të rrezikohen në qershor.

të fundit

Kaos në finalen e futbollit bolivian, arbitri godet portierin pas ndeshjes

Një incident i rëndë ka tronditur futbollin bolivian, ku protagonisti i një akti të dhunshëm ishte vetë gjyqtari i ndeshjes,…

5 minutes ago

Përplasja diplomatike Itali-Ukrainë pas sulmit ndaj korvetës ruse në Libi, Tajani: Zelensky nuk thotë të vërtetën

Sulmi ukrainas ndaj korvetës ruse “Mercury”, në ujërat territoriale të Libisë, ka hapur një tjetër front përplasjesh, këtë herë diplomatike,…

5 minutes ago

Përparim Rama kërkon sqarime nga Policia: Kush urdhëroi ndalimin e muralit të Nënë Terezës në Prishtinë?

Kryetari i Prishtinës kërkon llogari nga Policia e Kosovës, pasi vendosja e muralit u pengua pavarësisht se Komuna kishte dhënë…

18 minutes ago

Maraj në Ditën e Forcës: FSK-ja në nivelin më të lartë, por përçarja po dobëson Kosovën

Forca e Sigurisë së Kosovës shënon sot, më 27 nëntor, Ditën e Forcës, një datë që simbolizon rrugëtimin dhe zhvillimin…

18 minutes ago

Shehaj kundërshton TVSH-në 20% për bizneset e vogla: Po cenoni jetën e atyre që mbajnë ekonominë

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ngriti zërin në Kuvend gjatë seancës plenare kundër vendimit të qeverisë për paketën fiskale…

20 minutes ago

Berisha: Opozita është më e madhe se kurrë, mazhoranca është kthyer në minorancë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për bashkimin e opozitës kundër qeverisë së Edi Ramës, duke deklaruar…

21 minutes ago