Categories: Uncategorized

10 superyjet e futbollit me bindje të forta politike

Futbollistët ndërkombëtarë fitojnë miliona euro për një vit dhe shërbejnë si modele frymëzimi për miliona njerëz anë e mbanë globit.

Prandaj, ata njihen për kujdesin që bëjnë në mënyrë që të mos përfshihen në debate të nxehta politike.

Të lidhura

None found

Sidoqoftë, ka disa superyje në botën e futbollit që nuk e kanë fshehur bindjen e tyre politike, transmeton lajmi.net.

I pari në këtë listë është Paulo Di Canio. I lindur në Romë dhe i rritur si talent te ekipi i Lazios, tifozëria e të cilit njihet për banorët dhe koret fashiste, Di Canio nuk i shpëtoi këtij ndikimi. Paolo kishte bërë karrierë te ekipet më të mëdha italiani, si Juventus, Napoli, Milan e Lazio.

Në vitin 2011, Di Canio kishte thënë se e admiron diktatorin italian Benito Mussolinin në autobiografinë e tij të vitit 2001. Më pas, kur shënonte gola bënte përshëndetjen e famshme fashiste.

I dyti është Frank Lampard. Në nëntor të vitit 2007, ish ylli i Chelseat ishte takuar me David Cameronin që aspironte të bëhej kryeministër i vendit. Ai deklaroi se ishte përkrahës i Partisë Konservatore.

“E pata një bisedë vërtetë të mirë me Davidin. Si futbollist që jam, nuk dua të përzihen me fushatën e këto gjëra por unë jam Konservator dhe më pëlqen shumë David Cameroni”, tha Franku.

I treti është Christian Abbiati. 41 vjeçari nga Abbiategrasso ka pasur një karrierë mjaft të pasur, veçanërisht te Milani ku i zhvilloi 380 ndeshje. Abbiati ka luajtur edhe për Juventusin, Torinon dhe Atletico Madridin si dhe ka luajtur edhe për kombëtaren e Italisë katër herë.

Në vitin 2007, si portier i Milanit, Abbiato vendosi të tregonte bindjet e tij të djathta nacionaliste.

“Nuk më vjen turp t’i shfaq bindjet e mia politike. Më pëlqen fashizmi, më pëlqen patriotizmi dhe vlerat e fesë Katolike. Më pëlqen kapaciteti i fashizmit për të vendosur rend dhe ligj”, kishte deklaruar ai.

I katërti është legjenda angleze Brian Clough. Si trajner i Nottingham Forest, Clough e fitoi dy herë Ligën e Kampionëve. Ai e kishte shpallur veten si socialist të përkushtuar dhe shpesh kishte bërë fushatë e i kishte ndihmuar grevat e minatorëve. Po ashtu, ai njihej që iu jepte shuma të mëdha parash sindikatave.

Partia Laboriste i kishte kërkuar dy herë Clough-it që të bëhej kandidat për t’u bërë anëtar i Parlamentit në Zgjedhjet e Përgjithshme, por ai kishte refuzuar duke mos pasur kohë.

I pesti është legjenda liberiane dhe fituesi i Topit të Artë më 1995 George Weah. Ai u bë president i Liberisë vitin e kaluar kur u përfol edhe çnjohja e pavarësisë së Kosovës nga vendi i tij. Ai kishte qenë subjekt i racizmit sa luante në Francë te Monacoja, e cila për fat të mirë udhëhiqej nga Arsene Wenger. Dhe pikërisht Wenger e kishte shpëtuar atë dhe i kishte dhënë hapësirë në skuadër.

I gjashti është Cristiano Lucarelli. Lucarelli është i vetëdeklaruar si komunist. Ai e kishte bartur vazhdimisht numrin 99 në homazh për grupin ultras të majtë të qytetit të tij Livornos. Ai po ashtu u bë i njohur pasi i festonte golat me përshëndetjen e njohur komuniste dhe një herë nën fanellën e ekipit e kishte pasur imazhin e Che Guevaras, transmeton lajmi.net.

I shtati është Diego Armando Maradona. Maradona jo vetëm që i mbushi hundët me drogë pasi e la futbollin por edhe u angazhua për çështje sociale. Ai kultivoi miqësi me diktatorin kuban, Fidel Castron fytyrën e të cilit e ka bërë tatuazh bashkë me atë të Che Guevaras. Ai po ashtu mbështeste edhe presidentin venezueljan Hugo Chavez dhe u bë oponent i flaktë i imperializmit amerikan.

I teti është Pep Guardiola. Talenti katalanas ka qenë dhe mbetet një ndër figurat më të njohura katalane që e avokon kauzën e pavarësisë së Katalonisë nga Spanja. Ai këto qëndrime politike i ka mbrojtur vazhdimisht, madje edhe në konferenca shtypi ku duhej folur për futbollin.

I nënti është Jurgen Klopp. Klopp rrjedh nga një familje e shtresës punëtore në Gjermani dhe mbështet kauzat socialiste. Ai bile i ka shprehur këto qëndrime në intervista të ndryshme, përfshirë edhe atë për The Guardian disa muaj më herët. Ekipi i tij këtë të shtunë luan kundër Tottenham Hotspurit në finale të Ligës së Kampionëve.

I dhjeti është Sir Alex Ferguson. Edhe trajneri i madh skocez që i fitoi 13 tituj të Premier Ligës kishte bindje të forta politike në kohën sa ishte i ri. Ai po ashtu ishte socialist dhe avokonte për ato politika.

të fundit

Salianji: Nuk do të lë pa bërë asnjë betejë! Nesër nis procedurat kundër përjashtimit tim nga partia

Ish-deputeti Ervin Salianji, ka folur sërish për situatën brenda Partisë Demokratike, në kushtet kur nuk u lejua të garojë për…

17 minutes ago

Përmbyset skafi në bregdetin e Vlorës, dy persona nisen me urgjencë në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Vlorës ku mësohet se dy shtetas kroatë të cilët po udhëtonin…

28 minutes ago

Në lidhje me Gjestin/ Loredana reagon për herë të parë: Gjithmonë e kam parë si vëlla të vogël

Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahut dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të…

41 minutes ago

“Me garë unë e mund Berishën”, Salianji sfidon Kryedemokratin: Përse nuk ka vendim, kush është arsyeja që jam skualifikuar

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se me garë e mund kryedemokratin Sali Berisha. Duke folur në një…

49 minutes ago

Tragjedi në basketboll, ndahet papritur nga jeta ylli i NBA në moshën 29-vjeçare

Basketbollisti i Memphis Grizzlies, Brandon Clarke, ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare. Grizzlies shpërndau një deklaratë publike duke shprehur pikëllimin…

1 hour ago

Shqipëria ngec sërish në Bruksel/ Raporti IBAR mbetet pezull, nëntë shtete kërkojnë sqarime për pavarësinë e sistemit gjyqësor

Shqipëria vijon të përballet me pengesa në procesin e Integrimit Europian, pasi raporti për Piketat e Ndërmjetme IBAR, mekanizmi që…

2 hours ago