Sot është e diela e dytë me radhë që nga hyrja në fuqi e ndryshimeve në Ligjin e Punës, sipas të cilit e diela është ditë jopune.
Me këtë masë ligjore, rreth 92 për qind e punëtorëve nuk duhet të punojnë të dielën. Punonjësit në qendrat tregtare, gjegjësisht qendrat, të cilët do të punojnë të dielën, do të marrin dyfishin e mëditjes ditore, pra mëditjen e rritur me 100 për qind.
None found
Gjithashtu, 2 për qind e xhiros së realizuar në objektet që do të punojnë të dielave dhe festave do të dedikohet për ndërtimin e kopshteve të reja.
Javën e kaluar, për shkak të kufizimeve, të dielën ishin të mbyllura shumica e objekteve hotelierike, zinxhirët e shitjes me pakicë, por edhe shumë dyqane të lagjeve që qytetarët ishin mësuar të punonin.
Reagime ka pasur edhe te qytetarët për shkak se punëdhënësit kanë vendosur të mbyllin objektet në vend që t’u japin dyfish mëditje punëtorëve. Të tjera komente ishin në drejtim që sigurisht edhe këta punonjës duhet të kenë pushime.
Bizneset që planifikojnë të punojnë të dielave janë të obliguar që të lajmërojnë, përkatësisht janë të obliguar që të informojnë Inspektoratin Shtetëror të Punës në formularin e paraparë – Raport për punën të dielën, të cilin e gjeni në faqen e Inspektoratit Shtetëror të Punës.
Të hënën e kaluar Inspektorati Shtetëror i Punës njoftoi se të dielën ka kryer 36 kontrolle në territorin e Maqedonisë. Tek 9 punëdhënës, përkatësisht persona juridikë janë konstatuar parregullsi, përkatësisht nuk e kanë njoftuar Inspektoratin Shtetëror të Punës se do të punojnë me obligim që del nga Ligji për Marrëdhëniet e Punës. Objektet që punojnë janë vetëm ato të domosdoshme si furrat, barnatoret, etj. /INA/
Barcelona ka vendosur në shënjestër Rayanin, talentin e ri të Bournemouthit në Ligën Premier, i cili është shndërruar në një…
Gratë përbëjnë shumicën e gjyqtarëve profesionistë në Shqipëri, por pesha e tyre është ndër më të ulëtat në Europë dhe…
50-vjeçari Thimjo Rubati, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur në Sarandë, pritet të transportohet drejt Janinës për…
Policia e Sarandës vijon kërkimet për kapjen e autorëve të atentatit ndaj Thimjo Rubatit, i cili u qëllua me armë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit të Korçës, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur…
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të…