Categories: Uncategorized

Situata në veri, Rama: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Albini është i gabuar

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për BBC ka komentuar situatën në veri të Kosovës.

Rama u shpreh se është plotësisht dakord me qendrimin e SHBA-së dhe BE-së, ndërsa theksoi se Kurti është tërësisht i gabuar dhe përdor arguementin se ndërkombëtarët nuk po përpiqen të kënaqin Serbinë, por ta çojnë Kosovën në tjetër nivel.

Të lidhura

None found

Ai tha se liderët europianë janë dakord që Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç të ulen në një tryezë.

Deklarata e plotë:

Ka një situatë shqetësuese në veri të Kosovës, por nuk do ta theksoj shumë në aspektin e rrezikut. Do them vetëm që kjo situatë është provokuar fillimisht nga braktisja e institucioneve nga serbët, që krijoi vakuum. Dhe së dyti nga këmbëngulja e autoriteteve të Kosovës për t’i futur në zyra boshe këta kryetarë, ku shumica e popullsisë është serbe. Ishte mirë që u mbajtën zgjedhje dhe që u tregua që askush nuk mund t’i mbajë peng proceset demokratike në një vend të pavarur, por nuk ishte ide e mirë që të këmbëngulej hyrja e këtyre kryetarëve në komuna boshe me ndihmën e policisë dhe me ndërhyrjen e KFOR dhe lëndimin e ushtarëve.

Nuk jam këtu për të fajësuar dikë, thjesht po i përgjigjem pyetjeve tuaja. Mendoj se perspektiva më e gjerë është pozitive. Serbia dhe Kosova, falë Kurtit dhe Vuçiç janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes historike. Gjithashtu besoj se fakti që marrëveshja është kaq afër, bazuar në propozimin franko-gjerman me njohjen reciproke, i ka acaruar të dyja palët. Është si një çift në derë të kishës para se të martohen, që fillojnë dyshojnë.

Mendoj se nuk ka rrugë tjetër në botë që kjo marrëveshje nuk do bëhet. Çështja është kur. Ishim në një samit të Komunitetit Europian me të gjithë liderët në Moldavi dhe të gjithë ata, sidomos presidenti francez dhe kancelari gjerman janë të bindur që Kurti dhe Vuçiç duhet të ulen në një tryezë dhe të mbyllin marrëveshjen.

Më vjen keq ta them por mendoj njësoj dhe ky nuk është pozicion servili, por jam i bindur se SHBA dhe BE kanë të drejtë dhe Albini është tërësisht i gabuar sepse ata nuk po përpiqen të kënaqin Serbinë, por ta çojnë Kosovën në tjetër nivel, që do të thotë një shtet që njihet nga të gjithë, që mund të ulet në OKB dhe çdo institucion tjetër.

E vërtetë është dhe nuk mohohet, por gjithashtu e vërtetë është se hyrja e kryetarëve në zyra përkundër këshillave të mira të miqve të mirë të Kosovës, pa të cilët Kosova nuk do të ishte kjo që është sot, ishte një hap i tepërt. Thënë kjo, mendoj se Serbia nuk është rrezik për Kosovën që prej vitit 1999, e ka humbur përfundimisht Kosovën që prej vitit 1999. Tani është koha për paqe, për normalizim, për të pranuar për t’i dhënë Serbisë atë që i takon me marrëveshje, pra asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe të drejtën që Kisha Ortodokse Serbe të ketë aktivitetin e saj në Kosovë dhe që Serbia të pranojë se Kosovën nuk e ka më, dhe të pranojë njohjen reciproke.

të fundit

RUF zbulon motorin e rrallë bokser me tetë cilindra dhe mbi 1000 kuaj/fuqi

Prodhuesi gjerman i automjeteve, RUF ka prezantuar një nga motorët më të pazakontë në industrinë moderne të automobilave: një motor…

5 minutes ago

24 orët e para të Andy Burnham në krye të Britanisë: ndryshime në kabinet, vendime të shpejta dhe dilema zgjedhore

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Andy Burnham, ka nisur mandatin me një riorganizim të gjerë të kabinetit dhe…

7 minutes ago

Cardi B shokon me deklaratën: Jam Britney Spears e hip-hopit

Reperja Cardi B së fundmi ka krahasuar veten me “Britney Spears e hip-hopit” përsa i përket jetës së saj si…

12 minutes ago

Day 52 of Anti-Government Protest Ends as Citizens Demand Rama’s Removal and Political Change

Përfundon protesta e 52 kundër Ramës. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, me thirrjet “Arresto Ballukun”,…

20 minutes ago

52 Days of Revolt Against Rama: Protesters Continue Their Resistance and Demand the Prime Minister’s Resignation

Me thirrjet “Arrestoni Ramën”, ka vijuar marshimi në rrugët e Tiranës. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit. Prej 52…

21 minutes ago

Zelensky Dismisses Armed Forces Chief Following Recent Protests

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar nga detyra komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Oleksandr Syrskyi. [...] Read…

21 minutes ago