Categories: Uncategorized

Si të kujdeseni për lulen e Orkidesë, këshilla praktike

Orkidea është një nga bimët më të bukura dhe më të dashura në të gjithë botën.

Një prej arsyeve përse orkidea është një bimë e shpërndarë në çdo cep të botës qëndron te fakti që njerëzit janë shumë miqësorë ndaj saj. Kopshtarët mendojnë që simetria e kësaj luleje është motivi që i ka bërë njerëzit të dashurohen pas saj.

Të lidhura

None found

Orkidea ka një simetri të dyanshme, ashtu si fytyra e njeriut,dy gjysmat e lules pasqyrojnë njera tjetrën në perfeksion. Kjo lule ka nevojë për 6 deri në 7 vjet për të çelur pas mbjelljes. Rrjedhimisht, orkidetë që shikoni në treg janë disa vjeçare. Nëse rriten në kushtet e shtëpisë, ato përjetojnë një rritje më të lehtë dhe mund të çelin disa herë në vit.

Orkidetë kanë farat më të imëta në botë. Një lëvozhgë e vetme mund të mbajë plot 3 milionë fara. Natyrshëm, këto fara janë aq të vogla sa duhen parë në mikroskop. Orkidea është një lule që mund të jetojë deri në 100 vjet.

Mbjellja, rritja dhe kujdesi për orkidenë

Farat e orkidesë duhen mbjellë në një saksi që ofron një sistem të mirë kullimi. Dheu i vazos duhet të jetë i pasuruar me bazë myshku ose lëvore pemësh që nuk e mbajnë ujin. Dheu me bazë lëvoresh pemës nënkupton që bimën duhet ta ujisni shpesh, ndërsa ai me bazë myshku e mban ujin më gjatë, ndaj mund ta ujisni bimën më rrallë. Temperatura më e përshtatshme për rritjen e orkidesë është 16 deri në 24 gradë celcius.

Këto temperature në kombinim me një qarkullim të mirë të ajrit do ta bëjnë orkidenë të lulëzojë sa më mirë dhe sa më bukur. Vazoja e orkidesë duhet mbajtur në një dritare nga jugu ose lindja. Orkidea ka nevojë për shumë ndriçim për sa kohë ai nuk është i drejtpërdrejtë ose shumë i fortë. Sa i përket ujitjes, ekspertët këshillojnë kujdes.

Kontrolloni sipërfaqen e vazos dhe nëse dheu ju duket i thatë, ujiteni, në të kundërt prisni edhe pak. Kur lulet të çelin, sigurohuni që t’i spërkasni pak me ujë herë pas here. Fertilizimi duhet bërë çdo javë ose çdo muaj në varësi të llojit të lules.

Pas tharjes së lules kërcenjtë duhen krasitur lehtë sepse një orkide e re nuk çel kurrë në të njëjtin vend ku ishte lulja e vjetër.

të fundit

Mourinho vendos pa kthim për Viniciusin, Arsenali përballet me një pengesë të fortë

Arsenali raportohet se ka shfaqur interesim për transferimin e Vinicius Juniorit, por trajneri i ri i Real Madridit, Jose Mourinho,…

10 seconds ago

Klodian Allajbeu përgënjeshtron lajmet në disa portale: Do të ndjek rrugët ligjore

Klodian Allajbeu ka reaguar pas disa publikimeve të ditëve të fundit në portale, të cilat përmbajnë pretendime të pavërteta lidhur…

52 seconds ago

Paralajmërim serioz apo truk marketingu? Si u përfol hakimi i modeleve të OpenAI

Një incident i pazakontë i sigurisë kibernetike ka ngritur shqetësime të mëdha në industrinë e inteligjencës artificiale, pasi OpenAI konfirmoi…

17 minutes ago

Arsyeja pse llogaritë e vjetra në Gmail dhe Microsoft mund të zhduken dhe si t’i mbroni ato

Google ka kohë që po fshin llogaritë joaktive – ose të paktën ka paralajmëruar se do ta bëjë këtë –…

18 minutes ago

Agjenti i OpenAI arrin të dalë nga izolimi i testimit dhe depërton në sistemet e një firme tjetër

Një agjent autonom i inteligjencës artificiale, i fuqizuar nga modelet e OpenAI, doli nga një mjedis testimi të krijuar për…

18 minutes ago

Komisioni Evropian vendos gjobë prej 890 milionë eurosh ndaj Google për shkelje të rregullave të konkurrencës dixhitale

Bashkimi Evropian ka gjobitur Google me 890 milionë euro (1 miliard dollarë), duke pretenduar se gjigandi i teknologjisë ka shkelur…

18 minutes ago