Shqipëria votoi për parlamentin e ri, pjesëmarrja përfundimtare 47, 94%

Të dielën e 25 prillit rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi.

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. Qarku Kukës është ai që nxjerr më pak deputetë, vetëm 3. Ndërkohë që nga Tirana, e cila ka dhe numrin më të madh të popullsisë në vend, përftohen 36 mandate ligjvënësish. Në këto zgjedhje parlamentare, garuan 1841 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 12 parti, koalicione zgjedhore e kandidatë të pavarur.

Të lidhura

None found

Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet e 25 Prilli, sjellin risi. Në të njëjtën Fletë Votimi Zgjedhësit votuan për partinë dhe kandidatin preferencial për deputet, që në Fletën e Votimit u identifikua nga një numër e jo emri i tij. Ligji saktëson se së pari numërohen votat për subjektet zgjedhore e më pas, për kandidatët për deputetë. Lista fituese e kandidatëve për deputetë pas numërimit të votave për partitë, mund të thyhet vetëm nëse një kandidat që renditet poshtë vijës së kuqe ka marrë më shumë preferenca se mesatarja e votave të partisë.

Për herë të parë në Shqipëri po aplikohet teknologjia në zgjedhje. Në çdo Qendër Votimi u instalua pajisje elektronike, të cilat kryen identifikimin elektronik të zgjedhësve. Një mjet ky i cili mundësoi shmangien e votimit të dyfishtë, votimit familjar apo votimit për një person tjetër. Ndërkohë në Zonën Administrative Zgjedhore Nr. 40, e cila përkon me Njësinë Administrative Nr. 10 në Tiranë, u zbatua projekti pilot për votim dhe numërim elektronik. Votuesit votuan në pajisjen elektronike si për subjektin politik, ashtu edhe për kandidatin preferencial. Zgjedhjet e së dielës kanë tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar, ku u angazhuan në vëzhgimin e tyre. Vëmendja ishte kudo, por të ashtuquajtura zona të nxehta tërhoqën më shumë syrin e vëzhguesve ndërkombëtarë, për të cilët standardet e zgjedhjeve mbizotërojnë mbi gjithçka.

Zgjedhjet e 25 Prillit u zhvilluan në kushte tejet të veçanta, për shkak të pandemisë së COVID-19. E për këtë çdo votues ishte i pajisur me mjetet mbrojtëse gjatë këtij procesi.

As në këto zgjedhje, qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nuk mundën të votonin. Votimin e tyre, politika ia la në dorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por ky mbeti vetëm një projekt në letër dhe faji për dështimin mbeti rrugëve.

të fundit

Argjentina dhe Spanja shkruajnë historinë me finalen e parë Botëror-Evropë/Amerikë e Jugut

Argjentina ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Anglinë me rezultat 2-1 në një…

36 minutes ago

Casillas sulmon Anglinë dhe Tuchelin pas humbjes: Ishin të frikësuar

Legjenda e futbollit spanjoll dhe e Real Madridit, Iker Casillas, ka kritikuar ashpër paraqitjen taktike të Anglisë pas humbjes 2-1…

54 minutes ago

Leo Messi, faleminderit për një tjetër mbrëmje magjie

Faleminderit që na mundësove ta shihnim edhe një herë në aksion Lionel Messin.Faleminderit që, kur shumëkush mendonte se kapitulli yt…

3 hours ago

Klosi: Debate Between Gjiknuri and Manja a Routine Work Episode, Not a Sign of Any Rift in the Socialist Party

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur këtë të mërkurë në Euronews Albania lidhur me zhvillimet politike brenda…

3 hours ago

Klosi: Debati mes Gjiknurit dhe Manjës, një episod i zakonshëm pune, jo tregues i ndonjë përçarjeje në PS

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur këtë të mërkurë në Euronews Albania lidhur me zhvillimet politike brenda…

4 hours ago

Tuchel u përgjigjet kritikëve pas humbjes ndaj Argjentinës: Nuk pendohem për zgjedhjet e mia

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka mbrojtur vendimet e tij pas eliminimit dramatik nga Argjentina në gjysmëfinalen e Kupës së…

5 hours ago