Categories: Uncategorized

Zv.ministrja e Shëndetësisë: Mos përhapni panik! Karantina plotëson standardet

Akuzave të Partisë Demokratike se Ministria e Shëndetësisë nuk po jep transparencë po dhe aktron me masat e marra në pikat kufitare kur koronavirusi është kaq pranë Shqipërisë, ka sjellë reagimin e zëvendësministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli e cila bëri thirrje që opozita të mos e përdor këtë situatë për të bërë politikë dhe të përhapi panik.

Rakacolli tha se struktura e karantinës është përcaktuar që në mbledhjen e dytë pas vendosjes së kontrolleve për koronavirusin dhe plotëson të gjitha standardet, ndërsa shtoi se janë marrë të gjitha masat për përballimin e situatës.

‘Një sqarim për qytetarët, në lidhje me situatën më të fundit të Koronavirusit. Komiteti teknik me mjekë dhe ekspertë nga Instituti i Shëndetit Publik, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, në bashkëpunim edhe me përfaqësues të zyrës së OBSH në Tiranë, në paketën e masave teknike për përballjen me COVID 19, që prej mbledhjes së dytë të tij, ka përcaktuar me vendim të posaçëm strukturën e karantinës.

Kjo strukturë përmbush të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH, në përputhje me rregulloren ndërkombëtare të shëndetit. Po sipas këtyre kritereve kjo strukturë vihet në funksion vetëm në bazë të një rregulloreje të miratuar, dhe vetëm në rast se do të jetë e nevojshme, ashtu siç e përkufizon OBSH. Në vijim të shfaqjes së disa rasteve sporadike të përdorimit të situatës me Koronavirusin për qëllime politike, Ministria e Shëndetësisë e konsideron përhapjen e panikut për këto qëllime, si të fundit gjë për të cilën kanë nevojë qytetarët në këto momente.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton se Komiteti Teknik ka marrë të gjitha masat, siç është bërë e ditur dhe në komunikimet tona të përditshme, për parandalimin e shfaqjes së virusit, në përputhje me të gjitha rekomandimet që jep OBSH, me ekspertët e të cilës janë pjesë e Task- Forcës së ngritur, Komiteti Teknik është në komunikim dhe konsultim të vazhdueshëm’, shkruan Rakacolli.

të fundit

Një rikthim që askush nuk e priste/ Çfarë po ndodh mes Robertit dhe Norës?

Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…

10 minutes ago

OKB përplaset ashpër me SHBA-në/ Uashingtoni përshkallëzon sanksionet ndaj gjyqtarëve të GJND-së për hetimet kundër Izraelit

Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…

40 minutes ago

Këngëtarë, modele dhe gazetarë, lista e konkurrentëve të ‘Big Brother Vip Albania 5’

Pas shumë spekulimesh, po përfliten emrat që mund të jenë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother Vip Albania.…

1 hour ago

Nga La Liga te MLS e Panathinaikos, klubet hidhen në sulm për Juljan Shehun

Julian Shehun e pret një e ardhme e ndritur. Mesfushori i Kombëtares ka hyrë në skenën e merkatos së Panathinaikosit,…

2 hours ago

Tirana feston Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Arabe

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe u shënua në Tiranë përmes një ceremonie festive të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së…

2 hours ago

“BBV Albania 5” nis këtë të shtunën/ Spektakli nën drejtimin e Ledion Liços

Nis zyrtarisht nesër, emisioni që ka thyer rekorde shikueshmërie, Big Brother VIP Albania në edicionin e tij të pestë. Në…

2 hours ago