Categories: Uncategorized

Zgjerohen vatrat, ku janë 14 rastet e reja të konfirmuara me COVID 19

Gjatë 24 orëve të fundit mësohet se 12 pacientë i janë shtuar listës së numrit të të shëruarve duke shkuar në 562 numri i të prekurve në vend.

Ministria bën me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 231 persona të dyshuar me COVID-19, prej të cilëve 35 janë personel shëndetësor.

Të lidhura

None found

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19, prej të cilëve 1 është personel shëndetësor në Shkodër.
Nga rastet e reja 7 i përkasin Krujës, 5 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër.

Deri në këto momente janë testuar 5542 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 562 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve.

Kjo shifër tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm testimesh për të vlerësuar situatën.

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 314.

Aktualisht në vendin tonë janë 222 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 42 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 251 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 96 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 18 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 7 raste

Pavarsisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.

Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.

Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40, thuhet në deklaratë.

të fundit

Gashi: Varrezat masive të zbuluara në Zubin Potok, hap domethënës drejt zbardhjes së së vërtetës dhe drejtësisë

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka vlerësuar lart punën dhe angazhimin e institucioneve ligjzbatuese të Kosovës në rastin e zbulimit…

2 minutes ago

Serious in Vorë: Psychological violence in family, 15-year-old jumps from height! Parents face criminal proceedings, father just released from prison

Një çift bashkëshortësh në Vorë janë proceduar penalisht në gjendje të lirrë, pasi dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike…

3 minutes ago

Video/ Debris from a Ukrainian drone falls on a Russian beach, killing four holidaymakers, including a child

Një dron ukrainas u rrëzua mbi një plazh të mbushur me pushues në rajonin e Krasnodarit, në jug të Rusisë,…

3 minutes ago

Sentenced to 15 years in prison, 42-year-old extradited from Italy to Albania! Here is what he is accused of

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me autoritetet ndërkombëtare për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Si rezultat i shkëmbimit…

4 minutes ago

Serious accident in Lushnje/ 28-year-old woman loses control of car and crashes into bridge

Një aksident rrugor është regjistruar në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë, në aksin e vjetër nacional Lushnjë–Berat. Sipas informacioneve paraprake, automjeti…

4 minutes ago

Rexhepi on the Transformation of the North: The State Must Defeat Crime Through Strength and Justice

Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Kosovës dhe eksperti i sigurisë, Agim Rexhepi, ka rrëfyer përvojën e tij në veriun…

5 minutes ago