Categories: Uncategorized

Sot 42 raste të reja, cilat janë zonat më të rrezikuara nga COVID 19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit, ministria e Shëndetësisë konfirmoi 42 raste të rejam dhe shkon në 1341 numri i të prekurve.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 327 raste aktive me koronavirus, pjesa më e madhe në Tiranë dhe Shkodër.

Të lidhura

None found

Mesohet se numri i pacientëve në spital ka shkuar në 46 pacientë, 8 prej të cilëve janë në terapi intensive.

Deklarata e plotë
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 42 raste të reja, shkon në 1341 numri i të prekurve

Sot dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. Të shëruar 20 qytetarë mes te cilëve 8 personel shëndetësor

Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.
Kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.
Sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë kryer 311 testime nga të cilat janë konfirmuar 42 raste pozitive, përkatësisht, 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Durrës, Berat, Pukë, Shkodër.
Rastet e Krujës janë qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore, ndaj ju bëjmë thirrje edhe njeherë që të shmangni grumbullimet masive në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit.
Ne 24 orët e fundit janë testuar dhe ritestuar 80 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të prekur 5 personel, ndërsa janë shëruar 8 mjekë dhe infermiere.
Vetëm në 24 orët e fundit janë referuar në spitalet infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” 9 pacientë të dyshuar të cilët janë konfirmuar pozitivë dhe janë shtruar në spitalin infektiv, ku vijon të rritet numri i të shtruarve, kryesisht nga Tirana.
Aktualisht janë 46 të shtruar pozitivë me Covid19. Është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim. Ndërsa një pacient ka dalë nga intubimi falë punës së stafit mjekësor të spitalit infektiv.
Lajmi tjetër i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 të prekur nga Covid19 mes të cilëve 8 personel shëndetësor, duke e çuar në 980 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 327 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër, ku ka transmetime komunitare.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 19 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1341 raste.

Numri i rasteve të rritura në ditën e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gadishmëri të shtuar, por në të njejtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë duke respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19
Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127
COVID-19 – Statistika (10 Qershor 2020)
Testime totale 19271
Raste pozitive 1341
Raste të shëruara 980
Raste Aktive 327
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 205
Shkodër 38
Krujë 27
Kamëz 19
Durrës 14
Mat 9
Lushnje 6
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Pukë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1

të fundit

Gjykata e Durrësit liron dy protestuesit e arrestuar pas hedhjes së vezëve drejt makinës së Ramës

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot për lirimin e menjëhershëm të dy protestuesve Edison Lika dhe Albi Dema, të prangosur…

10 minutes ago

Besëlidhja e Lezhës shënon 96 vite histori dhe synon rikthimin në elitë

Besëlidhja e LezhësIshte viti 1930, kur në Lezhë u jetësua një klub i quajtur, Bardhyli Lezhë [...]Read More...

11 minutes ago

Mbështetje e madhe për Kosovën në Dublin, tifozë nga vendlindja dhe mërgata pranë “Dardanëve

Tifozët e Kombëtares së Kosovës kanë filluar të mblidhen në Dublin, në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Irlandës, që…

11 minutes ago

Kosova U17 e mbyll me fitore fazën e parë të kualifikimeve

Përfaqësuesja U17 e Kosovës e ka përmbyllur me fitore fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027, duke triumfuar…

17 minutes ago

Pas “Diellës”, krijohet “Gjoni”, Rama: Do të merret me një sërë procesesh të Prokurimeve Publike!

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ka njoftuar krijimin e Gjonit, një tjetër Inteligjencë Artificiale, që do t’i…

27 minutes ago

Pandeli Majko responds four days after the Assembly: I spoke about socialists’ inappropriate and discrediting contacts with organized crime

Në një postim në rrjete sociale, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka reaguar pas raportimeve lidhur me fjalën e…

37 minutes ago