Categories: Uncategorized

Zgjerimi i ujërave territorialë të Greqisë, Rama lëviz “gurët” e jep lajmin e rëndësishëm

Pas akuzave dhe kundër akuzave me Bashën, në lidhje me zgjerimin e ujërave territorialë të Greqisë, kryeministri Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm.

Ditën e sotme Rama njoftoi se grupi negociator për çështjen e detit ka nevojë për ndryshime, pasi disa anëtarë të tij janë larguar nga pozicionet që mbulonin kur janë zgjedhur në grupin negociator.

Të lidhura

None found

“Grupi ynë negociator për çështjen e detit ka nevojë për ndryshime, pasi disa anëtarë të tij janë larguar nga pozicionet që mbulonin kur janë zgjedhur në grupin negociator”, shkruan kryeministri.

“Askush, as kryeministri, nuk negocion dot asgjë dhe nuk shet e as blen dot asnjë litër ujë deti”-. shprehet Rama.

Pjesë nga statusi i kryeministrit Rama:

“Grupi ynë negociator për çështjen e detit ka nevojë për ndryshime, pasi disa anëtarë të tij janë larguar nga pozicionet që mbulonin kur janë zgjedhur në grupin negociator.

Këto ndryshime do të bëhen nëse do të rinisin negociatat dhe këto ndryshime nuk bëhen pa miratimin nga Presidenti të anëtarëve të rinj – jashtë grupit negociator askush, as kryeministri, nuk negocion dot asgjë dhe nuk shet e as blen dot asnjë litër ujë deti.

E dyta, çfarëdo marrëveshje që arrihet në nivelin e grupit negociator, duhet të marrë miratimin e Presidentit, i cili ka thënë se marrëveshjen e mundshme do t’ia çojë Gjykatës Kushtetuese.

Dhe e treta, marrëveshja që të marrë vlerë përfundimtare, shkon në parlament për të marrë vulën përfundimtare të Sovranit.

Kështu që, u them atyre që vjellin këtu gjynah i madh të villni nga rakia e pështirë e ca xhagajdurëve që duan t’ju buçasë koka nga sekëlldia, prandaj vërjani gishtin kokës e lëruani rakinë në dorë dhe le ta përdorin po të duan për të larë xhamat e Shqupit.

…

Miq!

Mbajeni vath në vesh dhe as kur ju bie në kokë rakia e pështirë e fuçive politike e mediatike mos e vini kurrë në dyshim, se nuk bën dot vaki që unë të tradhëtoj amanetin e katragjyshërve e stërgjyshërve të mi, nga gjaku familjar apo nga gjaku shpirtëror; as amanetin e Kristaq Ramës së parë, stërgjyshit tim që shkriu pasurinë për hapjen e shkollave shqipe dhe nënshkroi në Durrës pavarësinë e Shqipërisë; as amanetin e Odise Kasnecit, stërgjyshit të Anetës dhe mikut për kokë të Abdyl Frashërit, që ishte anëtar i Lidhjes së Prizrenit dhe u vra si përhapës i gjuhës shqipe nga një komando ekstremistësh grekë të asaj kohe; as amanetin e atij Plakut të Vlorës, që e mbaj mbi kokë çdo ditë në zyrën time, as amanetin e Imzot Nolit, që më mësoi shqipen e gjuhës e të Faik Beut, që më mësoi shpatën e gjuhës dhe as, as, as… me radhë se janë shumë që t’jua numëroj këtu.

Tani ata që nuk heqin dot dorë nga ajo raki e pështirë, le të vazhdojnë të pinë e le t’i vjellin sa të duan tapat e trurit në detin e internetit!

Prodhuesve të asaj rakie do t’u vijë prapë shpejt radha e gjykimit nga populli bashkë me faturën e kripur për palaçollëqet e tyre, siç u erdhi në vitin 2017.

Unë do të vazhdoj të bëj sa të mundem gjithçka duhet bërë, në respekt të amanetit të atyre pleqve që përmenda më lart dhe në shërbim të këtij vendi e të këtij populli.

Ndërsa Madhëria e Saj, Koha, do t’i verë të gjitha në vendin e tyre dhe do të tregojë se ku e ka vendin gjithkush në historinë e këtij vendi”.

të fundit

Weight-loss injections and vision loss: FDA lists signs to watch for

Një injeksion për humbje peshe mund të shkaktojë pasoja në shikim. [...] Read More... The post Injeksionet për dobësim dhe…

1 second ago

On the 43rd anniversary of the declaration of the Turkish Republic of Northern Cyprus, Erdogan says Cyprus remains a national issue

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përsëritur qëndrimin e Ankarasë për çështjen e Qipros, duke deklaruar se ishulli përbën një…

19 seconds ago

Sport5” kritikon lojtarët e Kosovës që ulën kokën gjatë himnit izraelit

Mediumi izraelit “Sport5” ka komentuar qëndrimin e futbollistëve të Kosovës gjatë intonimit të himnit kombëtar të Izraelit, para ndeshjes së…

6 minutes ago

Nga bashkimi i shqiptarëve te fitoret në Australi, rrugëtimi i ekipit “UÇK” në Sydney

Ushtria Çlirimtare e Kosovës-UÇK, u themelua për ta mbrotjur popullin e Kosovës, nga gjenocidi serb.E një UÇK tjetër, u krijua…

6 minutes ago

Injeksionet për dobësim dhe humbja e shikimit, FDA rendit shenjat që duhen vëzhguar

Një injeksion për humbje peshe mund të shkaktojë pasoja në shikim. [...]Read More...

19 minutes ago

Amina Nuraj ngre dyshime për mbikëqyrje pas kontrollit në kufirin serb

Ish-kandidatja për deputete në Parlamentin e Serbisë nga radhët e “Koalicionit Shqiptar”, Amina Nuraj, ka rrëfyer një përvojë shqetësuese gjatë…

20 minutes ago