Categories: Uncategorized

Zëri i Amerikës: Zona në Veri të Shqipërisë që po i reziston përhapjes së koronavirusit

Malësia e Madhe është ndër të paktat zona në Veri të Shqipërisë që nuk është prekur nga COVID-19. E gjendur mes dy vatrave të kuqë të përhapjes se virusit, Shkodrës dhe Tuzit në Mal të Zi, ajo ka mundur t’i rezistojë përhapjes së COVID-19 duke mos regjistruar deri tani asnjë rast pozitiv.

Epidemiologu i Malësisë së Madhe, Riza Curraj, thotë se në ketë situate ka ndikuar jo vetëm zbatimi i masave të marra si pjesë e situatës së fatkeqësisë natyrore, por edhe vetë veçoritë e zonës së Malësisë.

Të lidhura

None found

Meqenëse Malësia e Madhe nuk ka një popullsi të dyndur që jeton në qendra urbane, në pallate, pasi shumica e banorëve jetojnë në shtëpi private, edhe distancimi social është më i sigurtë për mospërhapjen e COVID-19.

Sipas epidemiologut Curraj, hetmi i shpejtë i rasteve të dyshuara dhe zbatimi me korrektesë i masave të mospërhapjes së COVID-19, si nga institucionet publike dhe private, ashtu edhe vetë banorët e Malësisë, kane ndikuar pozitivisht që Malësia e Madhe të mos preket nga COVID-19.

Deri tani kemi marrë 6 mostra në Malësi të Madhe, të cilat kanë rezultu negative. Ne, si shërbim i sëmundjeve infektve në Malësi të Madhe, jemi duke realizu në vazhdimësi hetimin epidemiologjik

Kryetari i Bashkisë, Tonin Marinaj, thotë se masat e marra si dizinfektimi i rrugëve dhe institucioneve, mbyllja e shkollave dhe aktivitetit privat në qytetin e Koplikut dhe ndërgjegjësimi i banorëve për distancimin fizik, janë arsyet se pse Malësia e Madhe, megjithse gjendet mes dy vatrave të infeksionit, Shkdorës dhe Tuzit, deri tani ka qendruar e paprekur nga COVID-19.

Mund të jemi ndër bashkitë e rralla ku janë minimale, të pakonsiderueshme, ndëshkimet për mosbatimin e masave për mbrojtjen nga COVID-19. Të gjithë i janë bindur vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të ruajtur vehten, familjen dhe Malësinë e Madhe.

Nga pikëkalimi kufitar doganor i Hanit të Hotit, më i madhi në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, vazhdojnë çdo ditë të hyjnë shtetas shqiptarë por edhe

të huaj. Një ekip i kujdesit shëndetësor bën kontrollin e gjendjes së tyre shëndetësore dhe, më pas, ndjek procesin e e tyre të vetizolimit për 14 ditë. Zoti Martinaj thotë se banorët po mbështeten me pako ushqimore dhe ilaçe, sidomos pencionistët dhe të vetmuarit, duke i nxitur të qendrojnë në shtëpi, si masë e domosdoshme për ruajtjen e shëndetit dhe mospërhapjen e infeksionit.

Dua t’i falenderoj të gjitha familjet e Malësisë së Madhe për korrektësinë që treguan ndaj vehtes, familjes dhe komunitetit të Malësisë së Madhe duke zbatuar të gjitha udhëzimet që kanë dalë nga Minsitria e Shëndetësisë. Falë kësaj, ne jemi sot në ketë situate të mirë që nuk jemi prekur nga COVID-19.

Rasti i Bashkisë Malësi e Madhe, ashtu si dhe disa bashkive të tjera në Shqipëri, tregon rëndësinë e marrjes në kohë të masave pandaluese dhe, në veçanti, distancimit social në përpjekjet për mospërhapjen e COVID-19.

Burimi: VOA

të fundit

Government clarifies arrest of secretary-general’s driver on suspicion of bribery

Shoferi i sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, I,J është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, pasi është kapur në flagrancë…

13 seconds ago

Agim Rexhepi: Kosovo Police must confront cybercrime, terrorism and smuggling

Me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ish hetuesi dhe ish instruktori në Akademinë për Siguri Publike…

1 minute ago

Albin Kurti visits Laurent Krasniqi’s family after fatal accident

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ditën e djeshme ka vizituar familjen e Laurent Krasniqit për t’u shprehur ngushëllime…

2 minutes ago

Oriku përforcon sulmin me afrikanin 25-vjeçar, firmos kontratë deri në vitin 2028

Ipehe WilliamsIpehe Williams është futbollisti më i ri i Orikut [...]Read More...

2 minutes ago

Flames approach homes in Kodra e Krastës, Elbasan, as firefighters intervene

Një zjarr i përmasave të rrezikshme ka përfshirë zonën e Kodër Krastës në periferi të Elbasanit, duke iu afruar banesave.…

4 minutes ago

Longer waits expected at EU borders after September 6, airlines warn of difficulties from EES

Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Evropian mund të përballen me radhë më të gjata në kufi, pasi më 6 shtator…

4 minutes ago