Categories: Uncategorized

Zbuloni punët që pritet të paguhen më shumë në 2020 në Shqipëri

Viti 2020 nis me më shumë shpresa për këdo. Shpresa për një punë më të mirë, për më shumë të ardhura, për rritje në detyrë, avancim në karrierë.

Duket e vështirë në një ekonomi që po rritet shumë ngadalë (2019-a pritet të mbyllet me një zgjerim prej më pak se 3%), apo ku hyrjet e kompanive të huaja novatore mungojnë, por gjithsesi janë disa sektorë ku kërkesa për punonjës është e lartë dhe pagat e premtuara gjithashtu.

Por, mos prisni shumë, pasi kërkesat më të mëdha, ashtu si në 2019-n, pritet të jenë për profesione të tilla si punonjës krahu, Punonjës shërbimi apo Punonjës shitjesh në terren. Për punonjësit e krahut, paga maksimale është deri në 40 mijë lekë në muaj, për ata të shërbimeve deri në 70 mijë lekë, ndërsa më mirë shpërblehen agjentët e shitjeve në terren deri në 180 mijë lekë në muaj.

Të dhënat për pagat janë nxjerrë nga EPPC Albania & Kosovo, kompania e rekrutimeve dhe trajnimeve.

Për ekonomistët, kontabilistët, marketingun, call center, programuesit, IT madje edhe për punët nga shtëpia, kërkesa nuk do mungojë, me paga që variojnë nga 45 mijë lekë/muaj (punë nga shtëpia), në 200 mijë lekë (programues me përvojë).

Edhe drejtues do kërkohen gjithnjë dhe ata janë më të privilegjuarit e paguarit, me kompensime mujore nga 150 mijë e deri në 450 mijë lekë.

Gjatë vitit 2019 kërkesat më të mëdha kanë qenë për 3 kategori kryesore:

Punonjës krahu– punonjës që punojnë nëndërtim, në projekte të mëdha infrastrukture si shtrirje tubacionesh, tunele, fasoneri, rrobaqepësi, etj.
Punonjës shërbimi–hoteleri, restorante, dyqane, shitje me pakicë, shërbim klienti, etj.
Punonjës shitjesh në terren– shitës biznes me biznes (B2B), në shitje të produkteve ushqimore, elektronike, farmaceutike, medikamenteve dentare, produkteve të sigurisë, shërbimeve financiare, etj.
Pagat për këto kategori ne 2019 dhe pritshmëria për në 2020 është si më poshtë:

Këto qenë 3 kategoritë më të mëdha të punësimit gjatë 2019, të cilat bëjnë edhe numrin më të madh të të punësuarve, thotë Pashaj. Ai thekson që në të 3 këto kategori, aty ku kërkohet sado pak aftësi apo njohuri, po vërehet edhe vështirësi për të gjetur punonjës.

Për punonjësit e krahut pritet dhe rritja më e madhe e pagave, me 15-30%.

Përtej këtyre kategorive, kërkesa në 2019, që pritet të vazhdojë edhe në 2020, sipas EPCC, është për pozicionet më poshtë:

Profile teknologji informacioni (kryesisht profile zhvillues softëare/programues) – kompani të huaja kryesisht brenda, por dhe jashtë vendit.

Financë& Kontabilitet – nga nivelet e specialistit në nivele drejtuese.

Burime njerëzore (rekrutues-trajnues-zhvillues karriere dhe stafi – administrues i dokumentacionit të burimeve njerëzore)–nga niveli i specialistit deri në nivel drejtues departamenti.
Marketing (tradicional-dixhital-media sociale, etj.) – nga niveli specialist deri në nivel drejtues.

Call center – operatorë të shërbimit ndaj klientit në gjuhët: Gjermanisht, Italisht, Anglisht, Suedisht, Hollandisht, Polonisht, etj.

Punë nga shtëpia– kryesisht profile shitjeje nga telefoni, punë administrative-koordinuese, asistent financier& kontabilist, profile designer, etj.

Logjistike–magazinier/supply chain/import-eksporte, dogana, etj (nivele kryesisht specialist).

Pagat për pozicionet më lart pritet të shënojnë një rritje midis 3 dhe 10% në 2020, sipas parashikimeve të EPCC, ku rritja më e lartë vlerësohet se do të jetë për programuesit, me deri në 10%, teksa ky profesion sa vjen e po bëhet më i kërkuar me zhvillimin e teknologjisë.

Për pozicionet drejtuese, më të paguarit janë drejtorë komercial, nga 200-450 mijë lekë në muaj, me një rritje të pritshme prej 5% sipas EPCC. Drejtorët e shitjeve, marketingut, burimeve njerëzore, logjistikës paguhen minimalisht 150 mijë lekë dhe për ata me përvojë deri në 300-350 mijë lekë. Edhe për drejtorët e prodhimit nëpër fabrika, paga arrin deri në 400 mijë lekë në muaj, duke qenë ndër punët më të paguara./monitor

të fundit

Horoskopi 16 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot në marrëdhënie do ndjeni nevojën për më shumë afërsi dhe…

4 hours ago

Dosja Epstein/ Emrat e personazheve të famshëm në dokumentet e Epstein janë publikë! Trump, Gates dhe Kim Kardashian midis 305 personazheve

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, ka publikuar një listë prej 305 individësh të shquar përfshirë Donald Trump ,…

4 hours ago

Ishte në garë me dy burra, një grua zgjidhet kryetare e degës së PD në Lezhë

Donika Ndoji është zgjedhur në krye të degës së Partisë Demokratike në Lezhë, pas procesit zgjedhor të zhvilluar brenda strukturave…

5 hours ago

Vllaznia mund Elbasanin dhe feston 107-vjetorin si e para në klasifikimin elitar të futbollit shqiptar

Vllaznia mori një fitore dramatike 2-1 ndaj AF Elbasanit në stadiumin ‘Loro Boriçi’, duke krijuar një shkëputje të rëndësishme prej…

5 hours ago

Pas ndarjes nga e fejuara, zbulohet e dashura e re e fituesit të ‘BBA’

Nata e Shën Valentinit ka sjellë një zhvillim të ri në jetën personale të moderatorit dhe ish-fituesit të “Big Brother”,…

6 hours ago

Përmbytje dhe stuhitë e njëpasnjëshme godasin Evropën Perëndimore! 16 të vdekur në Portugali, një çift i moshuar i zhdukur

Stuhitë e njëpasnjëshme që goditën bregdetet e Evropës Perëndimore në ditët e fundit kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe humbje…

6 hours ago