Categories: Uncategorized

Zbulohet shënjestra e atentatit tek Uji i Ftohtë: Nuk doja ta vrisja!

Të shtënat që alarmuan Vlorën mesditën e së shtunës, ishin pasojë e një konflikti mes dy të rinjve me njohje me njëri tjetrin.

Autori, Marios Ramosaçoj u dorëzua mbrëmjen e së premtes, 24 janar në polici dhe sipas burimeve ka zbardhur të motivet dhe dinamikën .

Të lidhura

None found

Ngjarja ndodhi mesditën e 24 janarit në Lagjen 10 Korriku në afërsi të një parkingu.

32- vjecari mësohet se ka deklaruar se ai kishte shkuar aty të sqarojë një konflikt të lindur më herët për të ashtuquajturat motive banale, me Enio Gresan.

Por dy të rinjtë janë konfliktuar sërish dhe 32- vjecari ka qëlluar në ajër.

“Nuk doja ta vrisja, ishte reagim i momentit” mësohet se ka deklaruar ai në lidhje me tre të shtënat që alarmuan qytetin dhe policinë, raporton Ora news.

Enio Gresa u largua me shpejtësi nga vendngjarja i pa lënduar, por për shkak se sipas burimeve i kishte bërë një telefonatë bashkëshortes ku i tregoi sulmin dhe më pas e kishte telefonin e fikur, ngriti dyshime për eliminim.

Ndërkohë, 32- vjecari që qëlloi u largua me shpejtësi nga vendngjarja dhe vendosi të vetëdorëzohet vetëm disa orë më pas.

Tashmë ai akuzohet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

të fundit

Albi Mall Superliga e Kosovës rinis sot me dy sfida, fokusi te derbi në Suharekë

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë të martë me dy ndeshje interesante, ku Ballkani pret Dritën në Suharekë, ndërsa…

1 minute ago

Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, von der Leyen kërkon drejtësi për përgjegjësit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare në brigjet bullgare të…

3 minutes ago

Ademi: Nëse ministri nuk na fton, do të vijmë vetë

Përfaqësuesit studentor të UEJL-së dhe UNT-së kanë reaguar lidhur me mospërfilljen e kërkesave të tyre për dhënien e provimit të…

3 minutes ago

Fund i lumtur në Sardenjë: 31-vjeçari nxirret i gjallë pas 26 orësh në shpellë, shikoni pamjet e shpëtimit

Një operacion i vështirë shpëtimi në Sardenjë të Italisë ka përfunduar me sukses, pasi një 31-vjeçar, i cili mbeti i…

4 minutes ago

AMP arreston dy policë në Tiranë, dyshohet se morën 20 mijë lekë për të mos vendosur gjobë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë dy punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për korrupsion pasiv…

12 minutes ago

Alfa Romeo Cuorerosso, koncepti që dëshmon përkushtimin e markës ndaj dizajnit

Alfa Romeo prezanton konceptin e ri Cuorerosso, një veturë që dëshmon se marka italiane mbetet një nga emrat më të…

13 minutes ago