Skenat e dyndjes nëpër supermarkete që pamë në Itali pak javë më parë, u përsëritën edhe në vendin tonë dje.
Pas konfirmimit të dy rasteve të para me Koronavirus, të cilat aktualisht kanë shkuar në 6 gjithsej, shqiptarët janë drejtuar nëpër supermarkete në orët e paradites.
None found
Faturat mesatare të blerjeve kanë qenë mbi atë të zakonshmen për një pjesë të mirë të individëve teksa fokusi ka qenë tek blerja e miellit, makaronave, vajit, sheqerit, ujit dhe detergjentëve, raporton “Monitor”.
Një nga thekset e vazhdueshme që kanë vënë këto ditë mjekët për kujdesin, ka qenë ajo e konsumit të vitaminës C, ndaj është vënë re rritja e blerjes së portokalleve.
Tregtarët e thanë se ka pasur një rritje të shitjeve që ishte e ngjashme me një ditë të shtunë të paktën për blerjet e qytetarëve dhe jo furnizim shumice ndërsa agrumet e kryesisht portokalli është blerë jo më me kilogram por me arka.
Edhe farmacitë e kryeqytetit kanë raportuar rritje të kërkesës të hënën për vitamin C, alkool si dhe mjekime të tjera që merren në rastet e gripeve normalë. Ndër të tjera duket se qytetarët kanë kërkuar të marrin masa për medikamente mbi dhimbje koke, apo qetësues të lehtë.
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…
Monika Kryemadhi ka komentuar protestën dhe tensionet e regjistruara në Tiranë, duke u shprehur se dhimbja e shkaktuar nga përplasjet…
Jorge Valdano beson se Barcelona është favorite për ta fituar El Clasicon ndaj Real Madridit, por paralajmëron se madrilenët kanë…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…
Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…
Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…