Categories: Uncategorized

Zbardhet përgjimi i Astrit Prengës me pengmarrësit: Ku ma keni çuar vëllanë?!

Nga përgjimet e autoriteteve britanike dëgjohet vëllai i Jak (Jani) Prengës teksa shprehet disa herë “ku ma keni çuar vëllanë, ku ma keni çuar vëllanë”, duke kërkuar që t’ja kthejnë pas.

Ndërsa nga kamerat e sigurisë në resortin “Golden”, është parë që 47-vjeçari të jetë futur i gjallë në hotel, ndryshe nga sa Policia deklaron në njoftimin zyrtar se kishte ndërruar jetë rrugës për shkak të humbjes së gjakut, raporton Dosja

Të lidhura

None found

Nuk dihet nëse Prenga ka ndërruar jetë pasi nuk ka marrë mjekimin e duhur teksa mbahej peng, apo nëse është ekzekutuar pasi grupi kriminal nuk ka rënë në një ujdi me Astritin. Mbetet për t’u mësuar…

Ngjarja u zbardh nga Policia e Shtetit paraditen e sotme, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua dje. Operacioni “Resorti”, u zhvillua ditën e djeshme në restorin “Golden” në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut ka ndërruar jetë rrugës për në resort, aty ku do mbahej peng.

Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me pengmarrësit, si pasojë e prishjes së disa pazareve të drogës në Britaninë e Madhe, të cilëve do t’ju jepte 60 kilogramë kokainë. Policia ka ndaluar të dyshuarit kryesorë për ngjarjen.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit Elton, Leonard dhe babain e tyre, Bajram Hajri, respektivisht 32, 35 dhe 64 vjeç dhe 36-vjeçarin Olsi Turja, të gjithë banues në Shijak. Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e “rrëmbimit të personit”, “fshehja e kufomës”, “moskallëzim krimi” dhe “pengimi i zbardhjes të së vërtetës. Në to shtohet edhe “armëmbajtja pa leje .

Pas rrëmbimit të 49-vjeçarit, pengmarrësit janë nisur menjëherë drejt resortit të Altin Hajrit për të mbajtur aty viktimën. Të ndaluarve u janë sekuestruar armë zjarri, municione luftarake, aparate celularë, automjete dhe një shumë parash në euro.

të fundit

Mourinho is not playing him, but Bernardo Silva could be Real Madrid’s solution

Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…

7 hours ago

VIDEO/ Head of Public Order and four police officers suspended after video of injured 19-year-old near Parliament

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…

7 hours ago

Mourinho nuk po e aktivizon, por Bernardo Silva mund të jetë zgjidhja e Real Madridit

Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…

7 hours ago

VIDEO/ Pezullohet Shefi i Rendit dhe katër policë pas videos së 19-vjeçarit të dëmtuar pranë Parlamentit

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…

7 hours ago

Ilir Alliu kundërshton vlerësimin për Ilir Dajën: Trajneri më i mirë duhet të jetë ai që ka fituar më shumë tituj

Ilir Daja Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Ilir Alliu, pjesë e zakonshme e panelit të emisionit “Mega Sport” në A2 CNN,…

7 hours ago

UEFA cakton trupë shqiptare arbitrimi për sfidën Torreense–Sunderland, Xhaka përballet me një surprizë

Granit XhakaNë prag të ndeshjes Torreense – Sunderland, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League, UEFA, si institucioni…

7 hours ago