Cilësia e dobët e punimeve dyshohet se u bë shkak për çajen e disa pallateve në termetin e 26 nëntorit. Në dosjen e prokurorisë, ndër të tjera thuhet se gjatë hetimit janë evidentuar ndërhyrje të padrejta në strukturën e disa objekteve në qytetin e Tiranës.
Prokuroria ka hetuar për 1 muaj e gjysëm dhe sot ka nxjerr 38 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të komunave, ndërtues, urbanistë e arkitektë. Nga burime pranë grupit hetimor, abcneës. al ka mësuar se 27 personat e ndaluar, por edhe ata që po kërkohen kanë shpërdoruar detyrën sipas nenit 248 të kodit penal.
None found
Në një dokument të siguruar nga Abc News, ndër të tjera thuhet se në njërin prej pallateve të dëmtuara nuk kishte “asnjë dokument për zbatimin e projektit”.
“Përsa i përket procedurave administrative të marrjes së lejes së ndërtimit shikojmë se me vendimet e komunës Kashar janë ndjekur hapat për marrjen e lejes, duke miratuar studimin urbanisitik (nuk është në dosje) pastaj duke miratuar sheshin e ndërtimit dhe në fund duke proceduar me dhënien e lejes së ndërtimit”, thuhet më tej.
“Në procedurat e administrimit të dosjes së objektit nga ana e komunës Kashar shikojmë se nuk kemi në dosje të gjitha projeket. Këto projekte nuk janë të konfirmuar nga komuna Kashar. Gjithashtu ka studim gjeologjik por nuk kemi raport teknik mbi studimin inxhniero-sizmiologjik të sheshit të ndërtimit. Nuk ka asnjë dokument sa i përket zbatimit të projektit”, thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore. /Abcnews
Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë të premten në Tiranë se Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë politikën e vet…
Ministria e Financave e Republikës së Kosovës ka organizuar konferencën rajonale “Beyond Compliance: Building Resilient Economies Through Financial Integrity” (Përtej…
Ministria e Punëve të Brendshme po heton nëse pas lëmoshëkërkimit të organizuar në rrugët e Shkupit qëndron një grup kriminal.…
“VLEN shpreh shqetësimin e thellë për rastin e dy të rinjve nga Saraji, të cilët kanë denoncuar keqtrajtim nga ana…
Këtë të shtunë, në një reagim të gjatë në rrjete sociale, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas…
Sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 po ndikon zgjedhjet politike të brezit të ri në Izrael. [...]Read More...