Categories: Uncategorized

Zbardhen rregullat e reja për kopshtet dhe çerdhet pas rihapjes në 1 qershor (FOTO LAJM)

Ministria e Shëndetësisë ka bërë gati një udhëzues paraprak mbi protokollin sanitar që do të ndjekin kopshtet dhe çerdhet të cilat janë parashikuar të hapen në datën 1 qershor.

Në këtë protokoll thuhet se orari për sjelljen dhe marrjen e fëmijëve nga kopshte do të përcaktohet sipas një grafiku duke qenë nën monitorimin e edukatoreve për të shmangur grumbullimet e prindërve në këto institucione. Prindërit duhet të jenë të përpiktë me këtë orar, si dhe me distancën 1.5 metra nga prindërit e tjerë, ndërkohë që institucioni duhet të jetë i pajisur me higjienizues.

Të lidhura

None found

Një person i cili caktohet nga institucioni do të masë çdo ditë temperaturën e fëmijëve me termometër digjital, si dhe pastrimin e duarve të tyre me solucion higjienizues.

Fëmijët nuk duhet të dalë nga godina gjatë ditës por vetëm në ikje dhe në ardhje, ndërkohë që ata duhet të merren nga prindërit, dhe jo nga gjyshërit.

Të gjitha ambientet e institucionit duhet të jenë në dispozicion e fëmijëve për të krijuar sa më shumë hapësirë për ta në mënyrë që të ruhet një lloj distance fizike edhe mes tyre.

Fëmijët e përcaktuar në grupe, duhet të rrinë çdo ditë në sallë me të njëjtën edukatore të cilat do të kujdesen që fëmijët të jenë larg njëri tjetrit kur ulen në tavolinë(në një tavolinë me 10 karrige, ulen 5 fëmijë).

Fëmijët nuk duhet të përzihen me grupe të tjera as në kohën e pushimit, ndërkohë që dhomat e gjumit duhet shfrytëzuar e gjithë hapësira që ata të jenë larg njëri tjetrit.

Nuk rekomandohet organizimi i festave të ditëlindjeve të fëmijëve në kopsht.

Në protokoll ka rregulla strikte edhe për lodrat e fëmijëve të cilat duhet të dezinfektohen, ndërsa ato që fëmijët i fusin në gojë duhet të largohen prej tyre.

Lodrat prej cope duhet të lahen në lavanderi dhe të përdoren gjithmonë nga i njëjti fëmijë deri në momentin e larjes.

Fëmijët e vegjël që kanë nevojë të ndërrohen, duhet larë në kujdes të veçantë higjieno-sanitar.

Rekomandohet pastrimi në mënyrë rutinë i të gjithë ambientit të kopshtit.

Punonjësit e kuzhinës duhet të qëndrojnë gjithmonë me maskë, duke larë duar para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit, si dhe të lajë sipërfaqet dhe enët që përdor për gatim.

Prindërit do të nënshkruajnë këtë rregullore para se të vendosin të sjellin fëmijët në kopsht, ndërsa për çdo kërkesë rekomandohet komunikimi elektronik për të shmangur kontaktin fizik. Ai nuk duhet të futet në ambientet e institucionit për asnjë arsye.

Ai duhet të deklarojë nëse ka pasur kontakte me persona të infektuar, si dhe në rast se fëmija paraqet shenja të sëmundjes duhet të paraqitet për ta marrë jashtë orarit të përcaktuar në grafik.

Megjithatë ministria thekson se kjo rregullore është paraprake dhe mund të ndryshojë në varësi të ecurisë së situatës së koronavirusit në vendin tonë./abcnews.al

të fundit

Struga e Bledi Shkëmbit mposht Shkëndijën në derbi dhe merr kreun e kampionatit

Java e 13-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut ishte rezervuar edhe për derbin e ekipeve shqiptare, mes…

9 minutes ago

Gjilani pret Malishevën në sfidën e javës së 13-të, zbulohen formacionet zyrtare

Gjilani dhe Malisheva kanë publikuar formacionet zyrtare në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall Superligën e…

14 minutes ago

Petrova-Çamova: Bisedimet me Maqedoninë e Veriut nuk kërkojnë ndërmjetës, por ndryshim të qasjes antibullgare

Bullgaria nuk sheh nevojë për ndërmjetës në bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe konsideron se çështjet që lidhen me procesin…

18 minutes ago

I moshuari me veshje kombëtare në protestë: Nuk i përkas asnjë partie, jam me shqiptarët dhe studentët (VIDEO)

Një i moshuar, i veshur me kostum tradicional, i është bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Në një prononcim për…

20 minutes ago

Rey Manaj shënon sërish me kokë, por Sivasspor mposhtet nga Vanspor FK

Në javën e 14-të të Ligës së Parë turke, Sivasspor nuk mori dot pikë në transfertë ndaj Vanspor FK, e…

21 minutes ago

Me veshje kombëtare, dhe flamur në dorë, shfaqja e veçantë e vogëlushit nga protesta e studentëve

Një djalë i mitur është bërë pjesë e protestës kombëtare studentore që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, ku studentëve…

23 minutes ago