Categories: Uncategorized

Ylli Manjani del kundër listave të hapura: Është njësoj si shpërthimi i ujërave të zeza

“Hapja e listave nuk e garanton të drejtën e zgjedhjes, por me shumë gjasë e rriskon…”

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur kundër hapjes së listave, veçanërisht me formulën e fundit që ka propzouar dhe Partia Socialiste, mbi zgjedhjen e kandidatëve për deputet në votimet e ardhshme parlamentare.

Të lidhura

None found

“Edhe lista të hapura, edhe kuota paraprake grash e burrash; edhe ruajtje të një liste të sigurt; edhe identitet të kandidatëve NUK KA!

E kam thënë dhe i qëndroj bindjes sime se hapja e listave është njësoj si shpërthim i ujrave të zeza në qytet.

Sepse në fakt hapja e listave nuk hap garën, por hap probleme të reja pa zgjidhur të vjetrat.”, shkruan ai në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Edhe lista të hapura, edhe kuota paraprake grash e burrash; edhe ruajtje të një liste të sigurt; edhe identitet të kandidatëve NUK KA!

E kam thënë dhe i qëndroj bindjes sime se hapja e listave është njësoj si shpërthim i ujrave të zeza në qytet.

Sepse në fakt hapja e listave nuk hap garën, por hap probleme të reja pa zgjidhur të vjetrat.

Mbi të gjitha KOMPLIKON PROCESIN E VOTIMIT. Ja nxin jetën zgjedhësit, i cili do ti duhet njëkohësisht të mbajë mend numrin e partisë që do të zgjedhë dhe numrin (apo numrat) që korrespondojnë me emrat që preferon.

Nëse votimi bëhet me më shumë sesa një zgjedhje numri (emri) memoria rëndohen edhe më shumë. Por edhe nëse mbetet thjesht me një zgjedhje të vetme, prapë do kërkohet një formulë plotësuese që e llogarit votën me tepri të zgjedhjes së bërë për llogari të emrave të tjerë në listë.

E komplikuar, por edhe e rreme për zgjedhësin sepse duhet sikur ky e ka në dorë. Në fakt s’ka asgjë në dorë.

Rrisku i pavlefshmërisë së votës bëhet i madh. Kështu procesi i votimit bëhet një ndëshkues fatal i vullnetit të zgjedhësit.

Qëllimi i sistemeve zgjedhore nuk është ti nxihet jeta e të mos i llogaritet vota votuesit. Përkundrazi, sistemet duhet të synojnë thjeshtimin e procedurave, por duke rritur mundësinë e zgjedhjes.

Hapja e listave nuk e garanton të drejtën e zgjedhjes, por me shumë gjasë e rriskon. Në fakt zgjedhësi duhet të zgjedhë midis emrave (që në fletë-votim janë numra) që i vë partia. Do tu duhet të mbajë mend numrin e partisë dhe numrin ose numrat e kandidatëve që ai do.

Imagjinoni sa do komplikohej nëse zgjedhësi do të duhej të mbante mend numra për kandidatët burra e numra për kandidatët gra!!!!

Mbi të gjitha, hapja e listave nuk hap garën por legalizon emrat që vë partia, sido që ajo ti paraqesë me numër rendor apo me rend alfabetik.

Nesë e kanë me kaq qejf votimin e emrave le ta bëjnë me zona njëemërore dhe të jetë konkurrim i lirë. Le ti ruajnë edhe qarqet po të duan. Ti ndajnë në aq minizona sa mandate ka qarku.

Të paktën zgjedhësit do kenë emra për të zgjedhur jo numra e shifra që nuk dihet se si dalin në fund.

Po kështu si e kanë nisur nuk do qullosin asgjë. Ç’është më e keqja do ta komplikojnë dhe do tua nxijnë jetën zgjedhësve.😔😔

P.S. Teoritë që kështu e ka ky shtet e ashtu një shtet tjetër, për mua janë majmunizëm dhe nuk pranoj të arsyetoj mbi to. Çdo shoqëri ndërton rregullat e veta të përfaqësimit demokratik, që nuk janë kurrë njësoj me të një shoqërie tjetër.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

6 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

6 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

7 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

7 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

7 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

8 hours ago