Categories: Uncategorized

Manjani “shpërthen” kundër listave të hapura: Për të qenë në Kuvend duhet t’i lutesh partisë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur për listat e hapura teksa ishte i ftuar nga gazetari Adi Krasta teksa e ka konsideruar këtë një kusht që i nevojitet “opozitës parlamentare”, për të votuar zgjedhoren.

“Ne duhet të kuptojmë një gjë që lideri në Shqipëri është diktaturë. Ne nuk jemi çliruar nga komunizmi. Ne duam liderin e fortë që bën spektakël. Kjo na ka rezultuar në atavizëm. Janë vrarë njerëz për çfarë, për kulturë të njëshit. Duhet të mësohemi me ikjen e liderit dhe të vijë tjetri. Askush nuk e di çfarë janë listat e hapura.

Të lidhura

None found

Askush nuk e di çfarë janë listat e hapura. Kur unë po ju them që janë një bashkësi njerëzi që partia i çon në KQZ, dhe që ti duhet ta kesh mirë me Partinë që të jesh pjesë e tyre dhe të të fusin aty. Ndërkohë partia nuk ka punë fare me mua kur garoj, këtë duhet ta bëjë populli sipas preferencave që ka. Kjo nuk është demokraci. Unë jam për hapje të garës.

Partia nuk ka fare punë me mua kur garoj, kjo është hapja e garës. Unë dua të zgjidhem dhe dua të konkuroj sa i aftë jam. Sot nuk e bëj dot se do më shkrijnë. Hapja e listave është njësoj si të hapësh pusetën e ujërave të zeza. Është një maskim që mund ta shtyjë edhe për disa vite këtë maskarëllëk”, tha Manjani.

I pyetur nëse e garantojnë cilësinë, Manjani u shpreh se gara do e garantonte më mirë cilësinë.

“Jo, sepse gara do e garantonte më mirë cilësinë. Ne shkuam drejt sistemi partiak sepse menduam që do prodhonim një parlament cilësor. Por që të jesh në parlament duhet të kesh tre elementë si individ.

Të bësh avokatin në jetën tëndë. Të dish të kontrollosh qeverinë. Unë vetë do preferoja, do ta kisha dëshirë, të isha në parlament, jo se jam burrë i mirë, por se di ti bëj këto tre element, por duhet t’i lutem një partie”, u shpreh Manjani.

të fundit

PSG futet në garë për Yan Diomande, sensacionin e ri të Botërorit 2026

Luis Enrique ka identifikuar një nga objektivat kryesorë të Paris Saint-Germain për afatin kalimtar të verës, me kampionët e Francës…

4 minutes ago

Pse shumë njerëz nuk bëjnë dot gjumë pa batanije, edhe në ditët e nxehta

NËSE JENI një nga ata njerëz që nuk mund të flini pa batanije as në verë, edhe kur dhoma është…

7 minutes ago

E rëndë në Maliq, 55-vjeçarja gjendet pa shenja jete në banesë, për çfarë dyshohet

Një grua 55-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq. Sipas policisë, shtetasja…

11 minutes ago

Qiramarrësi nga Maqedonia e Veriut pranoi se vrau 45-vjeçaren greke, tha se u konfliktuan për gjendjen e apartamentit

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është i dyshuari kryesor dhe ka pranuar vrasjen e një gruaje 45-vjeçare, pronare e…

19 minutes ago

Sërish polemika për Messin, pse nuk u ndëshkua si Almiron? Përgjigjen e jep rregullorja…

Të tjera polemika shpërthejnë në rrjetet sociale për Lionel Messin. Këtë radhë interneti vuri në shënjestër një gjest me dorë…

32 minutes ago

SHBA, Irani dhe partnerët rajonalë nisin në Zvicër bisedime për dosjen bërthamore dhe krizën në Lindjen e Mesme

Delegacionet nga Shtetet e Bashkuara, Irani dhe Pakistani kanë mbërritur në Zvicër, ku priten takime të rëndësishme mes Uashingtonit dhe…

40 minutes ago