Categories: Uncategorized

Xhaxhai i përdori emrin për mashtrim? Reagon publikisht Great Koçi (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme në media të ndryshme qarkulloi lajmi se xhaxhai i këngëtares së njohur Greta Koçi, ka përdorur emrin e mbesës së tij artiste, për të mashtruar persona të tretë me qëllim kalimin nga Shqipëria në drejtim të Kanadasë.

Në lajme shkruhej se ai i kërkonte njerëzve një shumë të caktuar, duke i premtuar se mbërritjen në Kanada ose SHBA, e kishte të sigurt pasi do ta bënte pjesë të stafit të mbesës së tij Greta Koçi, e cila jepte koncerte herë pas here në këto dy shtete.

Të lidhura

None found

I menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtares Greta Koçi, e cila ka shkruar një letër të hapur drejtuar mediave, ku shfaqet mjaft e prekur dhe e indinjuar.

Greta shkruan se nuk ka aspak dijeni për këtë dhe se ajo kurrë nuk ka shkelur asnjë rregull.

Letrën e plotë mund ta lexoni më poshtë:

“Tiranë, 2 Prill 2020

Letër e hapur

Të nderuar miq,

Ditën e djeshme është publikuar një artikull në disa nga portalet vendase, i cili mban emrin tim. Dua të bëj publike se ky artikull është totalisht i PAVËRTETË dhe nuk ka asnjë lloj lidhjeje me mua!

E kuptoj që portalet përdorin emrat e artistëve për të gjeneruar klikime dhe para, POR kjo nuk do të thotë që kanë të drejtë të shpifin e të njollosin emrin tim apo të kujtdo tjetër. Këtë emër, e kam ngritur me shumë punë, mundim dhe me mbështetjen e një publiku fantastik. Nuk ka të drejtë ASKUSH, ASKUSH të shkelë mbi të.

Aq sa dini ju për këtë “artikull”, aq di dhe unë. Në të përmendet se një nga anëtarët e fisit tim (xhaxhai), është i përfshirë në një proçes gjyqësor. Për këtë unë nuk jam as e përfshirë dhe as nuk kam njohurinë më të vogël.

Të dashur miq që më keni mbështetur gjatë gjithë karrierës sime, në çdo segment jetësor unë përfaqësoj vetveten. Asnjë njeri tjetër nuk më përfaqëson mua, qoftë juridikisht apo moralisht. Askush nuk ka të drejtë të thirret në emrin tim sikurse as unë në emrin e tjetrit. Veprimet e secilit janë personale dhe është e padrejtë të referohen mbi mua, vetëm pse unë njihem në publik.

Nuk kam shkelur dhe nuk do shkel kurrë asnjë rregull. Veprimet, qoftë të bukura apo të dëmshme të njerëzve të tjerë, për mua janë të huaja dhe nuk pranoj asnjëherë të ndërlidhem me ASNJË prej tyre. Sidoqoftë, lidhjet familjare nuk i diktojmë ne, ato janë të diktuara para se ne të shkelim në këtë botë. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për veprimet e mia dhe të asnjë njeriu tjetër, kushdo qoftë ai apo ajo.

Shënim: Kjo letër është e lejueshme të merret nga të gjithë mediat, në mënyrë që të mbyllet një herë e mirë ky fallcitet!

Faleminderit,

Greta Koçi”

të fundit

Conclusion of the investigation into the “Balluku” file: SPAK charges five businesspeople (names)

Në kuadër të hetimeve për çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, SPAK ka marrë të pandehur edhe pesë biznesmenë të njohur…

3 minutes ago

Lawyers end boycott at the Special Court, returning to hearings on Monday

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur ndërprerjen e bojkotit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për…

3 minutes ago

President Begaj decrees the date of the local elections

Zgjedhjet e ardhshme vendore në Shqipëri, do të zhvillohen më 9 maj 2027. Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka dekretuar…

4 minutes ago

Arlinda Zekaj reported Jeton Sylaj’s gun in July, but it was checked only after the murder

Arlinda Zekaj i tha Policisë më 10 korrik se ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, posedonte armë zjarri me leje dhe…

5 minutes ago

IQMT and Kosovo Police operation in the north: Seven businesses closed and seven fines issued

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë mbrëmjes së kaluar kanë zhvilluar një…

6 minutes ago

Mbyllja e hetimeve për dosjen “Balluku”/ SPAK merr të pandehur 5 biznesmenë (EMRAT)

Në kuadër të hetimeve për çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, SPAK ka marrë të pandehur edhe pesë biznesmenë të njohur…

12 minutes ago