Categories: Uncategorized

Vuçiç i prerë me serbët: Vetëm lufta është alternativë por ne nuk e duam

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot, pas vizitës në një institucion shëndetësor të Beogradit, se Serbia nuk do të përballonte një luftë të re, prandaj, kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duhet të angazhohet për bisedime.

I pyetur të komentojë deklaratën e Richard Grenellit, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, se është lajm i rremë se SHBA ka një plan për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së Kosovës, Vuçiç u përgjigj se vazhdimisht kishte folur se para së gjithash vetë duhet të bisedojnë.

Të lidhura

None found

“Sa herë të ketë fuqi të mëdha perëndimore, të cilat ndërhyjnë, të gjithë do të kërkojnë gjysmën e Serbisë. Puna e jonë është që kësaj t’i kundërvihemi”, është shprehur ai, transmeton koha.net.

Po ashtu ai është pyetur “nëse mund ta marrë me mend situatën tonë pa bisedime, në favor të mbijetesës së popullit në Kosovë, cila do të ishte alternativa?”

“Vetëm lufta është alternativë, ndërsa neve nuk e duam”, është shprehur ai, duke shtuar se Serbisë nuk i duhen konfliktet.

“Neve na duhen dekada paqe sepse vetëm kështu do të kishim kudo në Serbi klinika të reja. Neve organikisht nuk do të mbijetonim. Pas luftërave ballkanike, Luftës së Parë e të Dytë Botërore, luftërat e viteve të nëntëdhjeta… këtë ne nuk do ta përballonim. Kemi nevojë për politikë të mençur”, deklaroi Vuçiç.

të fundit

Ronaldo e paguan gjobën e Portugalisë në vetëm 39 sekonda

Cristiano Ronaldo është dënuar me 30 ditë pezullim dhe një gjobë prej 255 eurosh nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF),…

4 hours ago

MEP Strolenberg condemns violence against protesters in Albania: Rama does not listen and will not change his position

Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg ka ngritur në Parlamentin Europian çështjen e dhunës së policisë ndaj studentëve protestues në Shqipëri, duke…

4 hours ago

Shooting near a mosque in Ohio leaves one person dead

Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Ohio, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. [...]…

4 hours ago

Greek education rises in protest: teachers, pupils and students warn of strikes

Në një javë protestash të fuqishme hyn edhe arsimi publik në Greqi me mësues, nxënës, studentë dhe prindër që kërkojnë…

4 hours ago

Zahir Pajaziti’s brother recalls their mother’s advice: “Get married, or later the girls won’t want you

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka ndarë një rrëfim interesant për një bisedë mes Zahirit dhe nënës së…

4 hours ago

Bajram Pajaziti recounts Zahir’s passions: from reading and music to football

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka folur për pasionet e këtij të fundit. Ai ka treguar se Zahiri…

4 hours ago