Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vrasjen e liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari.
Berisha ka rrëfyer detaje në lidhje me ngjarjet që kishin ndodhur para se Hajdari të ekzekutohej pranë selisë së Partisë Demokratike.
None found
Ish-kryeministri thotë se Hajdari nuk kishte asgjë personale me bandën e Haklajve, ndërsa thekson se ai u vra nga shtetit.
Po ashtu, Berisha ka rrëfyer dhe këshillat që i ka dhënë Hajdarit para se të ekzekutohej. Ai i ka kërkuar Hajdarit që të largohej për 6 muaj diku deri sa situatat qetësohej dhe në këtë mënyrë do të shmangte përplasjet me Haklajt.
Ju kishin vënë në dijeni se do e vrisnin Azem Hajdarin?
Sigurisht, Azemi nuk kishte asnjë problem personale me bandën e Haklajve. Ai shkoi në Tropojë i dhanë 140 plumba, në qershor. Erdhën afër degës së punëve të brendshme i zunë pusi, iu shpëtojë.
Ky ishte një urdhër politikë për të asgjësuar Azemin. Unë i kam thënë Azem mirë është të zhdukesh 6 muaj diku. Ka dy mënyra ose të fshihet ose të qëllosh, por kjo nuk ishte rruga jonë. Azemit i kishin dalë në pritë edhe tek shtëpia, ata ishin vrasësit e shtetit.
Azem Hajdari kërkohej të vritej nga shteti. Janë përpjekur ta paraqesin si një sherrnaj, por Azem Hajdarit, familja e tij, rrethi i tij, nuk kanë pasur kurrë, gjer ditën kur është vrarë, as edhe një sherr më të vogël me bandën kriminale të Haklajt. Azem Hajdari ka qëlluar politikisht kundër terrorit e vrasjeve, që kjo bandë kryente në Tropojë më shumë se cdo luftë.
Sigurisht që Azemi më kishte vënë në dijeni se donin ta vrisnin. Shteti kërkonte ta vriste përmes këtyre. Më kishte thënë, ai shkoi në Tropojë dhe i dhanë 140 plumba makinës së tij. I zunë pusi, por shpëtoi për mrekulli. Kishte një urdhër politik për ta asgjësuar Azem Hajdarin, për shkak të asaj që kishte bërë sistemi”./opinion.al
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…