Përmes një njoftimi për shtyp, Vodafone Albania ka mohuar lajmin për tërheqje të mundshme nga tregu shqiptar.
Ne njoftimin për mediat, theksohet se Vodafone u njoftua sot mbi disa spekulime që po qarkullojnë në tregun shqiptar, mbi mundësinë e tërheqjes së kompanisë Vodafone nga Shqipëria.
None found
Vodafone mohon kategorikisht këtë lajm.
“Vodafone është një prej investitorëve të huaj më të mëdhenj dhe të qëndrueshëm në vend. Së fundmi, kompania ka zgjeruar aktivitietin e saj me blerjen e operatorit fiks Abcom dhe aktualisht po nis një plan investimi në infrastrukturën e rrjetit, me vlerë 500 milion Euro, investim ky që do të ndryshojë rrënjësisht cilësinë e shërbimeve fikse dhe TV për klientët shqiptarë.
Vodafone konfirmon angazhimin e saj në tregun shqiptar, si një prej tregjeve kyçe të Vodafone në Europë”, thuhet në njoftimin e Vodafone Albania.
Një operacion i madh ndërkombëtar policor kundër bandave të anës së errët të internetit e njohur ndryshe si “Dark Web”…
Mbi 60% e grave që shërbejnë në ushtrinë gjermane kanë përjetuar ngacmime ose abuzime seksuale gjatë shërbimit ushtarak. [...] Read…
Përdorimi i drogave të paligjshme është një problem serioz për 79% të shqiptarëve, ndërsa pothuajse dy në tre qytetarë mendojnë…
Gjykata Themelore në Manastir dënoi ish-drejtorin e TEC "Manastir", Pece Matevski, me dy vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare…
Hetimi i deritanishëm për arratisjen e të akuzuarës Iva Mihailova ka treguar se ajo nuk është regjistruar as gjatë hyrjes…
Boksieri iranian Mohammad Javad Vafaei Sani, i dënuar tri herë me vdekje dhe aktualisht i burgosur në Iran, është nderuar…