E akuzuara Iva Mihailova nuk figuron në regjistrat e hyrjeve dhe daljeve nga Maqedonia gjatë vitit 2026 dhe nuk është identifikuar nga kamerat e sigurisë në periudhën që po hetohet. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, duke iu referuar gjetjeve të deritanishme për arratisjen e saj.
Në një prononcim për “Sitel”, Toshkovski tha se asnjë kamerë apo sistem sigurie në dispozicion të institucioneve maqedonase nuk ka regjistruar lëvizjet e Mihailovës nga mbrëmja kur ajo u pa në një bar në Koçani deri në shfaqjen e saj në mediat bullgare.
None found
Sipas ministrit, policia kufitare bullgare fillimisht ka konfirmuar se as në të dhënat e saj nuk rezulton hyrje apo dalje e Mihailovës gjatë vitit 2026. Ai shtoi se ajo nuk është identifikuar në asnjë prej kamerave apo sistemeve që kanë në dispozicion autoritetet maqedonase.
I pyetur për informacionet dhe spekulimet mbi një ndihmë të mundshme nga punonjës policie gjatë arratisjes, Toshkovski tha se të dhënat e mbledhura deri tani nuk e mbështesin një pretendim të tillë.
Ai theksoi se as Mihailova dhe as personi tjetër që ishte me të nuk janë regjistruar nga kamerat në intervalin kritik. Toshkovski hodhi poshtë edhe pretendimet se policë e kishin përshëndetur, lavdëruar apo kishin folur për rëndësinë e saj për botën, duke i cilësuar ato pjesë të propagandës që po përhapet.
Një operacion i madh ndërkombëtar policor kundër bandave të anës së errët të internetit e njohur ndryshe si “Dark Web”…
Mbi 60% e grave që shërbejnë në ushtrinë gjermane kanë përjetuar ngacmime ose abuzime seksuale gjatë shërbimit ushtarak. [...] Read…
Përdorimi i drogave të paligjshme është një problem serioz për 79% të shqiptarëve, ndërsa pothuajse dy në tre qytetarë mendojnë…
Gjykata Themelore në Manastir dënoi ish-drejtorin e TEC "Manastir", Pece Matevski, me dy vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare…
Boksieri iranian Mohammad Javad Vafaei Sani, i dënuar tri herë me vdekje dhe aktualisht i burgosur në Iran, është nderuar…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka ritheksuar në Kuvend nevojën për një marrëveshje politike ndërmjet PDK-së dhe…