Partia Demokratike ka reaguar sërish për arrestimin e vëllait të kryepolicit për vjedhjet e votave në Dibër duke ngritur pyetjet: “Pse hesht ministri Lleshaj dhe policia e narko-shtetit?!”
“Bandat të lidhura me uniformën e shtetit.
None found
Nuk mjaftojnë denoncimet e bëra nga Partia Demokratike në lidhje me suportin që persona me rekorde kriminale ushqejnë dhe mbajnë në Policinë e Shtetit, drejtues të cilët janë përfshirë në dosjen 184 ose siç njihet dosja e Dibrës.
Sipas Ministrit Lleshaj nuk janë prova përgjimet e bëra nga Prokuroria Shqiptare, nuk janë prova informacionet e siguruara nga Shërbimet Inteligjente Shqiptare dhe ato të Agjencive të Huaja të Inteligjencës”, tha Xhemal Gjunkshi duke u bazuar tek përgjimet e publikuara nga BILD.
Gjunkshi tregoi arsyen përse është kjo heshtje nga qeveria Rama.
“Janë pikërisht lidhjet e forta të krimit, grupeve të strukturuara kriminale që mbështesin, ushqejnë, drejtojnë dhe komandojnë në këtë vend. Drejtuesit e Policisë së Shtetit, Ministri Lleshaj janë të pafuqishëm për të luftuar krimin, rrjetet e strukturuara kriminale.
Nuk ka asnjë shpjegim që ish Shefi i Komisaritit Dibër, Robert Aga i përfshirë në Dosjen 184, në vjedhjen e votave në Dibër, në kundërshtim me ligjin vazhdon të qëndrojë në radhët e Policisë. Ligjin e bën i forti.
Janë këto të fortë që ecin si Padrino, jo vetëm në Dibër por kudo”, shtoi Gjunkshi.
Në shkrimin e tij në Facebook, Gjunkshi theksoi se Rama hesht dhe vazhdon të mbajë në radhët e policisë drejtues, të përfshirë në veprimtarinë kriminale të mbjelljes dhe trfikimit të lëndëve narkotike.
“Vëllai i tij Pajtim Aga, i ndaluar në vitin 2016 në Lezhë, për përfshirje trafik kokaine, mbrëmë kapet dhe ndalohet në flagrancë në grupin e tregtimit të lëndëve narkotike në formë çokollate.
Asnjë reagim nga Ministri Lleshaj!!!
Asnjë reagim nga Narko-Policia!!!
Kjo është Policia e këtij Narko – Shteti”, përfundoi Gjunkshi.
Dinamo - Teuta nga edicioni i kaluar Dinamo – Teuta do të jetë përballja që do të ngre siparin e…
Deputeti i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Lazar Radulloviq, ka akuzuar Listën Serbe se ka tentuar ta pengojë zgjedhjen…
Deputetët e PDK-së, LDK-së, Aleancës dhe Listës Serbe nuk ishin në sallë gjatë votimeve. Kurti paralajmëron rikthimin e Kodit Civil…
Policia ka nisur arrestimet të dhunshme, duke I tërhequr zvarrë të rinjtë në Bulevardin përballë Kryeministrisë. Gjithashtu janë shoqëruar me…
Deklaratat e një ish-deputeti për praninë e personave të armatosur me bomba gjatë protestave kanë nxitur reagime dhe pikëpyetje lidhur…
Lothar Matthaus kritikon ashpër Michael Olisen pas kartonit të kuq që sulmuesi i Bayern Munichut mori në barazimin 3-3 ndaj…