Categories: Uncategorized

Lleshaj flet si fashist mbi Harun Çelik: Ca merreni me nje turk, dëbohen mijëra shqiptarë nga BE

Deputeti Artur Roshi ka kërkuar interpelancë mes ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me dëbimin e jashtëligjshëm pasditen e datës 1 janar të mësuesit turk Harun Çelik duke shkaktuar reagime të shumta në Parlamentin Europian.

Roshi pyeti Lleshajn se përse u shkel ligji me dëbimin e Harun Çelikut duke kërkuar llogari se si u veprua për dëbimin e tij. Deputeti i opozitës kërkoi gjithashtu të dijë nëse dëbimin i Çelik dëmton rrugën e integrimit të Shqipërisë.

Të lidhura

None found

Në përgjigje të Roshit, Lleshaj tha se ishte i çuditur se përse dëbimi i një turku kishte marrë një vëmendje kaq të madhe, ndërkohë që sipas tij mijëra shqiptarë dëboheshin nga vendet e BE gjatë vitit. Po ashtu, sipas tij mijëra shqiptarë dëboheshin nga Shqipëria në vendet e tyre.

“Çdo vit dëbohen mijëra qytetarë shqiptarë që ndodhen në kushte të paqendrueshmërisë në vendin tonë.
Konkretisht në vitin vitin 2019 janë larguar vullnetarisht nga Shqipëria 3400 qytetarë të huaj. Janë larguar me detyrim 45 qytetarë të huaj.

Ka me mijëra qytetarë shqiptarë që dëbohen nga vende të BE, ku në v.2018 janë dëbuar 9900 persona. Në vitin 2019 janë dëbuar 7150 shqiptarë nga vende të ndryshme të BE.
Nga të gjithë këto mijëra numra një shtetas turk, po merr gjithë vemendjen tonë. Nuk ka nevojë ti jepet status politik, sepse është proces administrativ, ndaj si i tillë ju mund të kishit iniciuar hetim administrativ, që kjo çështë të mos marrë dimension politik”, tha Lleshaj duke shtuar se Harun Çelik u kap me pasaportë të falsifikuar dhe u dënua me burg sipas ligjeve të shtetit shqiptar.

Lleshaj theksoi gjithashtu se Harun Çelik nuk kishte kërkuar azil në Shqipëri edhe pse i ishte dhënë kjo e drejtë. Madje, ministri theksoi se ishte dëshira e Harun Çelik të mos kërkonte azil.

Por, Roshi i kujtoi se në media janë publikuar video ku tregojnë thirrjet e dëshpëruara të Harun CCelik “aziil, aziil”.

“Ky gjest krijon përshtypjen se Tirana është kthyer në një fushë aksioni të shërbimeve sekrete të huaja duke shkaktuar shqetësim për biznesin këtu. Ky dëbim dëmton integrimin tonë për në BE”, tha Roshi duke theksuar Shqipëria shkeli të Drejtat e Njeriut me dëbimin e Harun Çelik. /albeu.com

të fundit

Lewandowski drejt Chicago Fire, marrëveshja e mbyllur dhe zyrtarizimi pranë

Ndërsa të gjithë sytë e botës së futbollit janë të fokusuar tek ngjarjet e Kupës së Botës, eksperti i njohur…

15 minutes ago

The owner of Zanussi who held a customer hostage in Tirana, who is Sefedini?

Ju prezantojmë me Sefedinin, pronari që mori peng klienten në Tiranë [...] Read More... The post Pronari i Zanusit që…

60 minutes ago

Habjon Hasani Mocks “Albanian Files”: It Could Turn Into an Indictment Against Rama

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar debatet rreth katalogut arkitekturor “Albanian Files”, duke e lidhur atë me kryeministrin Edi Rama. Në…

1 hour ago

Tuchel përshëndet rekordin e Harry Kane: Synimi i tij mbetet fitimi i Kupës së Botës

Thomas Tuchel është shprehur i kënaqur që Harry Kane theu rekordin e golave me Anglinë në Kupën e Botës në…

1 hour ago

Pronari i Zanusit që mbajti peng një kliente në Tiranë, kush është Sefedini?

Ju prezantojmë me Sefedinin, pronari që mori peng klienten në Tiranë [...]Read More...

1 hour ago

Habjon Hasani ironizon “Albanian Files”: Mund të kthehet në aktakuzë ndaj Ramës

Gazetari Habjon Hasani ka komentuar debatet rreth katalogut arkitekturor “Albanian Files”, duke e lidhur atë me kryeministrin Edi Rama. Në…

2 hours ago