Categories: Uncategorized

“Veprim i marrë”, si e komentojnë mediat gjermane rrëzimin e qeverisë Kurti

Mediat gjermanishtfolëse i kushtojnë vëmendje krizës politike në Kosovë e rrëzimit të qeverisë pas mocionit të mosbesimit. Thuhet se që me krijimin e qeverisë shpërtheu një luftë e ashpër pushteti mes Thaçit e Kurtit.

Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” në një artikull me titull “Rrëzohet qeveria e Kosovës – SHBA marrin situatën në dorë” nënvizon se që të rrëzohet një qeveri në mesin e krizës së coronës, konsiderohet edhe në Ballkan si veprim i marrë. “Motivi që doli në krye ishte një grindje për menaxhimin e duhur të krizës së Coronës. Kreu i qeverisë, Kurti refuzoi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, si e kërkonte presidenti Thaçi. Por realisht që me krijimin e qeverisë ka shpërthyer një luftë e ashpër pushteti mes të dyve, që e pengon edhe më shumë aftësinë vepruese të shtetit të brishtë në një situatë krize.”

Të lidhura

None found

“Neue Zürcher Zeitung” thekson armiqësinë mes Thaçit e Kurtit që nga fundi i luftës për pavarësi në vitin 1999. Por kjo luftë për pushtet ka edhe një dimension ndërkombëtar, analizon gazeta zvicerane. “Këtu bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që edhe 20 vite pas luftës ende përmban potencial të madh konflikti. Po kaq gjatë kanë qenë të një mendimi edhe SHBA e Europa në çështjet kryesore.[…]

Parë më me hollësi ka qenë Uashingtoni, ai që ka ecur përpara në politikën e Kosovës. Dhe europianët i kanë shkuan pas mbas një farë kohe. A është edhe tani ky rast?…Thaçi mbështetet nga i ngarkuari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë dhe i afërt me Trumpin, Richard Grenell. Ambasadori amerikan u shpreh i gëzuar për zhvillimin e mocionit të mosbesimit të mërkurën.[…]Nga ana tjetër kemi BE-në që me shumicë është e mendimit, që qeveria e Kurtit duhej të vazhdonte punën.”

Kurse gazeta gjermane “taz” -“Die Tageszeitung” në një artikull me titull “Kosova sërish pa qeveri” thekson se vërtet ndodhi. Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua, e me këtë dështoi një eksperiment, me të cilin do duhej të ndërmerreshin shumë projekte për reforma. Taz e sheh arsyen e rrëzimit të qeverisë tek presioni i madh i qeverisë amerikane për një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. “Kosova duhej të hiqte tarifat 100% të doganave.

Këtu Kurti do të bënte lëshime. Por në sfond bëhet fjalë për një shkëmbim territoresh me Serbinë mbi bazën etnike. Këtë e refuzon Kurti dhe një masë e madhe e opinionit në Kosovë. Presidenti Trump kërkurkon në vitin zgjedhor, pas një serie dështimesh në politikën e jashtme, të paktën në Europë një sukses në politikën e jashtme. Një vendim paqeje mes Serbisë dhe Kosovës mund t’i nevojitej Trumpit.”

Kurse të enjten (26.03) ishte gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” që i kushtoi vëmendje zhvillimeve në Kosovë. “Formalisht pretekstin për mocionin e mosbesimit e ofroi një grindje për mënyrën e veprimit në krizën e Coronës. Presidenti Hashim Thaçi doli si forca nxitëse.[…]

Thaçi mbështetet nga Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani, që u zgjodh edhe i dërguar i posaçëm për Serbinë dhe kosovën. Grenell kërkon prej javësh që Kosova të heqë tarifat e doganave pa kushte.[…]Kurti ishte kundër kësaj, Kosova mund t’i heqë doganat, nëse edhe Serbia heq barrierat e saj tregtare. Kjo bëri që të ashpërsohej toni mes Shtëpisë së Bardhë dhe qeverisë kosovare. Donald Trump Junior kërcënoi me atë që amerikanët mund të mbyllin edhe kampin Bondsteel, bazën e tyre ushtarake në Kosovë.” DW

të fundit

VIDEO/ Përplasjet dhe tensionet në Parlament, deputetët e PD konfrontohen me Gardën! Çfarë nuk u pa në media

Tensionet vijojnë në Kuvend, ku deputetët e PD janë përplasur me efektivët e Gardës së Republikës. Shkak për përshkallëzimin e…

5 minutes ago

Togeri Faruk Muqolli nga Peja shpërfilli kërkesat e Arlinda Zekajt

Incizimet e publikuara së fundmi në media kanë zbuluar identitetin e një zyrtari policor nga Peja i cili kishte komunikim…

7 minutes ago

Komunat në Maqedoni lidhën tenderë prej 356 milionë eurosh gjatë vitit 2025, Tetova kryeson renditjen

Në vitin 2025, komunat në Maqedoni dhe Bashkia e Shkupit lidhën 4,300 kontrata prokurimi publik me vlerë rekord prej 21.9…

11 minutes ago

Në Supreme shqyrtohet kundërshtimi i Jeton Vllasaliut ndaj burgimit të përjetshëm për vrasjen e Bedri Rexhepit

Në Gjykatën Supreme të enjten po mbahet seanca gjyqësore ku shqyrtohet kërkesa për mbrojtjie të ligjshmërisë në rastin ndaj Jeton…

28 minutes ago

Petrov: Filipçe communicated with Mickoski about an “agreement” concerning the local elections

Anëtari i "Platformës 12.05", Andrej Petrov thotë se nuk ka pasur kurrë takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, kur u pyet…

28 minutes ago

Operation in Skopje, Tetovo and Kumanovo: a private hospital and Health Insurance Fund employees under investigation

Që nga mëngjesi i sotëm, janë kryer kontrolle në dhjetëra lokacione, për shkak të një operacioni të ri nga Departamenti…

28 minutes ago