Categories: Uncategorized

Vendi në situatë lufte, Policia ndëshkon 89 persona dhe 13 njësi tregtare

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 25 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19”.

Të lidhura

None found

Në të gjithë vendin, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 89 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

5 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 13 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Duke filluar nga dita e hënë, nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shtëtije, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë.

Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

të fundit

Injured in the eye during the protest, Erjon Vishkulli posts photo after surgery in Italy: When God decides to perform miracles

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani, i cili u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në…

22 seconds ago

Interpol targets online fraud networks in Africa, with 1,462 arrested and more than $105 million recovered

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër krimit kibernetik në Afrikë, ka përfunduar me 1,462 arrestime dhe rikuperimin e më shumë…

52 seconds ago

Dwarf planet candidate discovered at the edge of the solar system

Astronomët kanë identifikuar një kandidat të mundshëm për planet xhuxh në skajet e Sistemit Diellor, përtej orbitës së Plutonit. Objekti,…

1 minute ago

Osmani in Paris: France should help North Macedonia on its path to the EU and with implementing the Ohrid Agreement

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, po qëndron për vizitë pune në Paris, në kuadër të së cilës…

2 minutes ago

Filipçe challenges Mickoski in Parliament: Fulfill your promises on the name and the Prespa Agreement

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në seancën e sotme për pyetje të deputetëve i kujtoi kryeministrit Hristijan Mickoski premtimet që…

3 minutes ago

Hoti clashes with Murati: You are abusing public finances like no one before in Kosovo’s government

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati,…

3 minutes ago