Categories: Uncategorized

Vajza i kërkon falje nënës: Të kam shkaktuar dhimbje, nuk të mbrojta kurrë!

Debatet dhe mosmarrveshjet e vazhdueshme në një çift në disa raste mund t’i çojnë drejt divorcit. Secili nga ish-partnerët pas ndarjes, mundohen të krijojnë një jetë të re dhe pse jo të rimartohen përsëri.

E tillë ishte dhe historia e Suzanës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Suzana nga martesa e parë kishte sjellë në jetë një djalë dhe pas ndarjes kishte vendosur të martohej me Izetin, i cili kishte 5 fëmijë nga martesa e mëparshme.

Të lidhura

None found

Në studio kishte ardhur, Shqipja vajza e Suzanës dhe Izetit e cila rrëfeu historinë e nënës së saj. Sipas Shqipes, Suzana nuk ishte pritur mirë nga familjarët e tjerë të Izetit dhe nga debatet e vazhdueshme ajo ishte detyruar që të linte djalin e saj nga martesa e parë. Shqipja tregoi se ajo nuk e kishte mbrojtur kurrë nënën në këto debate, madje i kishte dalë kundër duke mbajtur anën e Izetit.

Për këtë arsye, Shqipja kishte zgjedhur programin për t’i kërkuar falje nënës së saj për çdo dhimbje që i kishte shkaktuar ndër vite, por edhe për t’i premtuar se do të bënte të pamundurën që Suzana të vendoste një urë komunikimi me djalin nga martesa e parë. “Mama të thirra për të të kërkuar falje për çdo gjë që, tani vonë e kam kuptuar se ti nuk ke pasur kurrë faj. Më fal që nuk të mbrojta më parë!”,- u shpreh Shqipja.

Suzana rrëfeu se sa e vështirë kishte qenë për të që të përballej e vetme çdo ditë me debatet e panumërta edhe pse nuk kishte faj. Ajo gjithashtu shprehu dëshirën që të krijonte një urë komunikimi me djalin e saj që ishte detyruar ta braktiste, për t’i kërkuar falje për veprimet që kishte bërë./tch

të fundit

Erjon Vishkulli rrezikon të humbasë shikimin pas goditjes me plumb gome, mjeku ngre dyshime për transportin: Kush urdhëroi zbritjen nga ambulanca?

Mjeku Ermal Pasha ka bërë një denoncim të fortë lidhur me momentet pas plagosjes së rëndë të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli,…

1 minute ago

Mourinho vlerësohet për zgjedhjet e guximshme në formacionin ndaj Barcelonës

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka marrë vlerësime pozitive nga mediat spanjolle për vendimet e tij në përzgjedhjen e…

2 minutes ago

Kamberi: address deactivation prevented a third mandate, while the second seat remains the goal

Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar se shqiptarët kanë gjasa reale…

7 minutes ago

Kamberi: Address deactivation cost us the chance to secure a third mandate

Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar se shqiptarët janë në garë…

7 minutes ago

The Albanian vote could determine the number of mandates

Serbia po mban zgjedhjet parlamentare në një atmosferë të tensionuar politike dhe me pritje për ndryshime në skenën politike të…

8 minutes ago

Knife fight in Korçë: 19-year-old stabbed in the thigh, 23-year-old who violated house arrest apprehended

Një konflikt mes disa të rinjve në qytetin e Korçës ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 19-vjeçari. Ngjarja…

9 minutes ago