showbiz

“Ishte një përgjegjësi shumë e madhe” Julia rrëfen për herë të parë historinë e ndarjes me ish-bashkëshortin: Më la tre fëmijë për të rritur dhe iku

Në një rrëfim ndryshe Julia ka treguar për herë të parë arsyen se përse u divorcua me bashkëshortin e saj të huaj e po ashtu rrëfeu dhe detaje që kurrë më parë nuk i ka përmendur.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Julia tregoi se më ish-bashkëshortin u njoh në kohën e luftës, në vitin 1997. Për të ishte një pëlqim i menjëhershëm, ndërsa për ish-bashkëshortin, siç tha ai më vonë, ishte dashuri me shikim të parë.

Të lidhura

None found

“Jam njohur në shtetrrethim. Kisha dalë për të pirë një gotë me një shoqe, ishte prill, si tani. Ai hyri në lokal dhe unë, sa e pashë, më tërhoqi vëmendjen, sepse në atë kohë në ’97-ën, të rrallë ishin burrat që mbaheshin. Por nuk e dallova për faktin se ishte i huaj. Më pëlqeu, por vetëm kaq. Siç thotë, ra në dashuri për herë të parë. Kemi jetuar për 2 vjet në Shqipëri, pastaj mbaroi kontratën. Posti i radhës ishte në Itali dhe unë u zhvendosa në Itali.”

Ajo tha se bashkëshorti i saj në atë kohë, më parë kishte pasur një tjetër martesë dhe kishte edhe dy vajza. Julia tregon se ato jetonin në Gjermani, ndërsa ajo, bashkëshorti dhe vajza e tyre rreth një muajshe, në Itali.

Në atë periudhë, ish-gruaja e tij pëson një aksident dhe ndërron jetë. Julia zgjedh që dy vajat e mitura të bashkëshortit t’i marrë në shtëpi dhe të jetojnë të gjithë së bashku. Por më pas ajo thotë se i shoqi nuk e përballoi këtë presion dhe u largua me punën e tij në Jemen, duke e lënë atë të vetme me të bijën dhe dy vajzat e tij nga martesa e parë.

Ajo rrëfeu se qëndroi me to deri sa u bënë adulte dhe më pas u rikthye në Shqipëri me vajzën, duke i dhënë fund martesës.

“Ka qenë i martuar dhe ka pasur dy vajza me një grua gjermane. Kur unë kam lindur vajzën, pa u bërë një muaj, ish-bashkëshortja pëson një aksident dhe ndërron jetë. Pa u bërë muaji, unë vajzat e ish-bashkëshortit tim i mora në shtëpi dhe nuk e mendoja se ato mund të rrinin në asnjë qendër. Dhe unë u bëra me tre fëmijë, që ishin 11 dhe 13 vjeç në atë kohë. Kjo ishte një përgjegjësi shumë e madhe që mendoj se e kam mbajtur shumë mirë. U përpoqa që të isha një shoqe për to. Në një moment të caktuar, ish-bashkëshorti im nuk e mbajti dot presionin dhe kërkoi që të ishte në një vend tjetër me punën, dhe unë u vendosa pas një viti e gjysmë me tre fëmijë në shtëpi vetëm, 28 apo 29 vjeç që isha unë.

Unë shkova në Jemen dhe bëra një bisedë të gjatë dhe pash se nuk po me jepte një zgjidhje sesi do shkonte kjo. Por unë nuk mund që t’i lë gjërat pa planifikuar, duhej të kisha një ide se çfarë do ndodhte dhe si do vazhdonte jeta jonë. Kur nuk mora një siguri të tillë, vendosa sa vajza e madhe të bëhej 18 vjeç që të mbante motrën e saj, dhe më pas u shkëputa. Pra qëndrova deri sa i bëra mazhorene vajzat e tij. Pastaj vendosa të kthehesha në Shqipëri”,- tha ajo.

Tags: bbv3Julia

të fundit

Industria përpunuese në recesion të zgjatur, hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Sektori i industrisë në tërësi u rikuperua lehtë me një rritje 0.47% në tremujorin e dytë 2026, pas një rënie…

1 minute ago

Parashikimi i motit 30 Shtator 2026, kthjellime dhe vranësira të herëpashershme

Sot vendi ynë do të preket nga të njëjtat kushte atmosferike. Parashikohet moti, me alternime kthjelltësish dhe vranësira të pakta…

4 minutes ago

Ballistic examination sheds light on new details about the death of 36-year-old Albanian Gjovalin Lazri

Detaje të reja dalin në dritë nga ekspertiza balistike për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Baldissero d’Alba, në provincën…

7 hours ago

24-year-old suspected of links to ShinyHunters arrested in Amsterdam as group claims theft of data belonging to 38,000 FBI employees

Policia holandeze ka arrestuar një 24-vjeçar nga Amsterdami, i dyshuar për lidhje me grupin ndërkombëtar të krimit kibernetik ShinyHunters, i…

7 hours ago

Kosova synon reagimin ndaj Izraelit për të mbajtur gjallë objektivin

Kosova kërkon të këndellet dhe të vazhdojë drejt objektivit në Ligën e Kombeve, ndërsa sfida e radhës ndaj Izraelit në…

8 hours ago

Horoskopi 30 Shtator/ Dashuri dhe debate, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Mjedisi yjor do sjelle një rizgjim te pasionit gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire dhe do i shprehni…

8 hours ago