Categories: Uncategorized

“Vajza e 500 trëndafilave” shoqërohet në polici me biznesmenin Gjoka (FOTO LAJM)

Modelja dhe aktorja e njohur, Nertila Kapaj është shoqëruar pasditen e sotme në polici bashkë me biznesmenin e njohur nga Durrësi, Dashamir Gjokën.

Burime bëjnë me dije se Kapaj ka qënë duke udhëtuar me makinën e saj tip “X6”, por ende nuk dihet lidhja e saj me Gjokën dhe arsyeja e shoqërimit të saj.

Po kush është Nertila Kapaj?

Kapaj është e njohur për lidhjen e saj me shokun e reperit Stresi, Jetnis Dollapi, i cili ndërroi jetë në vitin 2016 pas një aksidenti me motor. Ajo njihet edhe si “vajza e 500 trëndafilave”, pasi para Luanës (gjithashtu e njohur për marrjen e luleve) ato ishin dhurata karakteristike që i bënte i dashuri i ndjerë.

Nertila ka ditur si ta shfrytëzojë famën e saj duke marrë pjesë edhe në serioan “Ti mund të më quash Xhon”, ku luante rolin e të dashurës së Arben Derhemit (bos droge në film). Nëpër intervistat e dhëna asokohë, Nertila tregonte se nuk i ishte dashur që të aktronte si të tjerët, pasi në jetë i ka përjetuar këto situata realisht.

“Unë në jetën reale shoqërohesha nga bodyguard-ë dhe shërbëtorë, pra, vetë jeta ime ka qenë një film,”-tregonte Kapaj, shkruan Dosja.al.

Përveçse aktore dhe modele, Nertila Kapaj është përfshirë edhe në botën e biznesit për të cilën shprehej se ishte shumë e vështirë.

Të drejtosh një biznes në Shqipëri është shumë e vështirë. Ke përgjegjësi të madhe, sidomos kur ke shumë bërryla që mundohen të të fundosin.”

Megjithatë edhe pse e vështirë paska qënë një punë që i ka dhënë shumë përfitime, aq sa për të bërë një jetë luksoze.

“Jeta ime është ndërtuar për të qenë luksoze dhe nuk arrij dot kurrë të bëj një bilanc për shpenzimet, sepse janë shumë. Nuk bëj kurrë llogari, sepse më shumë do më lodhnin dhe prapë aq shumë do të ishin gjithsesi,”-shprehej Nertila.

Sa i përket shijes për gjininë e kundërt, Nertila shprehej: Më pëlqejnë djemtë e këqij, në kuptimin e mirë të fjalës. Unë e dua mashkullin shumë burrëror, që sot janë të rrallë.

Pas disa kohësh jashtë vëmendjes së mediave, Nertila Kapaj rikthehet në skenë…Presim ende për arsyet!

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

7 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

7 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

7 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

7 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

8 hours ago