Pak ditë më parë u nda nga jeta shkrimtari dhe studiuesi i njohur, Moikom Zeqo. Ai humbi betejën me sëmundjen e rëndë në moshën 71-vjeçare. Ditën e sotme ishte e ftuar në “Shqipëria Live” bashkëshortja e tij, Lida Miraj, e cila rrëfeu për jetën dhe sëmundjen e Moikomit.
Miraj u shpreh se nuk e kishin kuptuar se kishte ardhur fundi dhe se ende nuk e besojnë se ai ka ikur nga kjo botë.
None found
“Moikomi ishte shumë pozitiv nga ana shpirtërore, nuk e mendonte se do të ikte nga kjo botë. Pati rritje temperature, e çuam në spital dhe ishte periudha e pandemisë dhe nuk e takonim dot. Vetëm komunikonim me të, por nuk e dinim se situata ishte rëndë. Ndihej i lodhur, por nuk thoshte gjë”, tha Lida.
Ajo tregoi se vitin e kaluar ka qenë rëndë nga gjendja shëndetësore dhe atëherë mendonin se ishte fundi. “Vetëm vjet kemi menduar se ishte fundi, por mjekët na dhanë shpresë. Edhe Moikomi tha “unë vdiqa dhe u ringjalla”. Edhe pse ishte shumë rëndë, ai sërish punonte fort”, vijoi Miraj.
Ndërsa duke folur për punën e tij të madhe, bashkëshortja e Zeqos u shpreh se “ai ka punuar fort deri në ditët fundit të jetës, pa u ndalur në asnjë moment”.
“Kishte shumë projekte, në duar tani kishte tre libra. Bashkë me fëmijët shpresojmë që një ditë t’i publikojmë”, tha Lida.
Ndërkohë përsa i përket homazheve dhe varrimit të 71-vjeçarit, bashkëshortja tregoi se të shtunën do të mbahen homazhet në Muzeun Historik Kombëtar në orën 10 dhe më pas do të bëhet varrimi. Ajo theksoi se janë në pritje të mbërritjes së të birit dhe se gjatë përcjelljes së bashkëshortit për në banesën e fundit do të respektohen të gjitha rregullat e parashikuara nga situata e Covid-19.
Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…
Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…
Kur Barcelona të udhëtojë këtë të diel në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ për t’u përballur me Atletico Madridin, vëmendja do të…
Dashi Nuk duhet ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë…
Nga drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme dhe i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla përfundoi…
Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi përgjimet e reja të Ergys Agasit,…