Pas më shumë se dy muajve mësim online, maturantët i janë rikthyer auditoreve në shkolla.
Ata do mund të zhvillojnë mësim edhe në ambientet e jashtme të institucioneve arsimore, teksa ndjekin rregullat strikte të higjenës.
None found
Urdhri përcakton se nxënësit dhe studentët do hyjnë në ambientet e shkollës vetëm pasi të jenë vendosur në radhë një nga një duke ruajtur distancën 1.5 deri në 2 metër.
Në urdhër thuhet se:
“Nxënësit, studentët dhe mësuesit duhet të jenë të pajisur me maskë dhe të ruajnë distancën fizike. Të gjithë duhet të masin temperaturën me termometër digjital. Gjatë procesit mësimor dritaret e klasës duhet të mbahen të hapura dhe në hyrje dhe dalje të shkollave vendoset solucion dezinfektues”.
Ndryshe nga koha para pandemisë nuk lejohet që nxënësit dhe studentët të dalin nga shkolla dhe të rikthehen brenda ditës.
Sakaq urdhri përcakton se në klasa do ketë aq nxënës sa mundësohet distancimin fizik nga njëri-tjetri.
Të gjithë maturantët kanë rinisur mësimin mëngjesin e sotëm, studentët të cilët do të diplomohen do të nisin mësimin në qershor, ndërsa studentët e viteve të tjera do të nisin shkollën më 25 gusht deri në fund të shtatorit
Studimet e mëparshme kanë treguar se kafeina është stimuluesi dhe substanca psikoaktive më e përdorur në botë, ndërsa kafeja është…
Mëngjesin e sotëm 22 korrik 2026, një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Kukësit, ku një punonjës i policisë…
Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka quajtuar “të neveritshme” deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila ka thënë se ajo…
Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 16-vjetorin e opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili…
A po kryheshin rregullish analizat e ujit në Gostivar nga Qendra për Shëndet Publik në Gostivar dhe Instituti për Shëndet…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në seancën e Këshillit Nacional për Integrim Evropian,…