“Unë aktualisht kam një gjendje të lehtë të sëmundjes dhe tani po kurohem në banesë…”
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i cili rezultoi pozitiv me koronavirus, reagon për herë të parë.
None found
Me anë të një mesazhi publik ai thotë se ka një gjendje të lehtë të sëmundjes dhe se temperatura i është ulur në raport me dy ditë më parë.
Mesazhi i plotë i Brataj:
Mirëembrëma të gjithëve. Ju falenderoj pa masë për interesimin tuaj të sinqertë. Vërtetë është shumë emocionuese për mua ky reagim solidariteti nga ana juaj.
Unë aktualisht kam një gjendje të lehtë të sëmundjes dhe tani po kurohem në banesë. Temperatura ime në këtë moment është vetëm 37.5 nga 39.5 që ishte dy ditë më parë. Ne personeli mjekësor dhe mbështetes, nuk i shmangemi dot betejës, linjës së parë për të cilën jemi përgatitur.
Është normale, që sado masa parandaluese të marrësh, në front mund të dëmtohesh në këtë luftë te padukshme, ndërsa Ju mundeni të ekspozoheni sa më pak. Bëhuni ju të padukshëm për koronavirusin! Qëndroni në shtëpi! Tani edhe unë do të punoj nga banesa për disa kohë, sepse mundet! Të gjithë bashke do t’ia dalim! Ju përshëndes”.
Pas takimit me kryeministrin Mickoski dhe ministren e Arsimit dhe Shkencës Janevska, përfaqësuesit e kuvendeve studentore thonë se nuk kanë…
Rritja e numrit të pasagjerëve në dy aeroportet të Maqedonisë së Veriut vazhdon me fillimin e orarit dimëror të fluturimeve.…
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylën, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt. "Gjykata…
Fitorja e Listës së Studentëve në zgjedhjet e 25 tetorit 2025 në Serbi mund të shënojë një kthesë të rëndësishme…
Bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë do të mund të përfitojnë dëmshpërblim nga shteti për dëmet materiale…
Neglizhenca e mundshme e një tekniku të kompanisë publike hekurudhore Adif, i cili nuk paralajmëroi për rrezikun e përplasjes së…