Categories: Uncategorized

U fejua që 17 vjeç, gruaja: Bashkëshorti bëri diçka që më vjen zor ta them

Emisoni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të një nëne 50-vjeçare, e cila është përballur me mjaft vuajtje në jetën e saj dhe nuk ka pranuar të zbulojë identitetin.

Është rritur jetime sepse e ëma i ka ndërruar jetë, kur ajo ka qenë mjaft e vogël dhe për të është kujdesur babai i saj.

Të lidhura

None found

Kur ishte 17 vjeç u fejua me mblesëri, por me kushtin që ai person të vinte dhëndër brenda sepse ajo nuk mund ta linte vetëm babain e saj.

Edhe pse e kishte kuptuar se ai nuk ishte i përshtatshëm për të, nuk mund të kundërshtonte dhe pranoi të martohet. Pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre, bashkëshorti i braktis dhe largohet nga shtëpia.

Mirela Milori: Në çfarë moshe u fejove?

Zonja X: Në moshën 17 e gjysëm – 18, pa mbushur 20 u martova.

Mirela Milori: Ishte me mblesëri me dashuri?

Zonja X: Ishte me mblesëri, rreth miqësie sepse unë kisha një kusht, ngaqë nuk e lija dot babin vetëm ose s’do martohesha fare të ikja diku tjetër, ose kush më pranonte me këto kushte të jetonim tek babi im, tek shtëpia ime.

Mirela Milori: E qartë! Pra dhëndri të vinte në shtëpi?

Zonja X: Po! Për sa kohë babi im të ishte gjallë ne të ishim aty, pastaj jeta vazhdon. U bë martesa, po ai njeri me thënë të drejtën ishte i papërshtatshëm për mua.

Mirela Milori: Ti e kuptove që ishte i papërshtatshëm që në fillim apo?

Zonja X: Që në fillim e kuptova, por s’kisha guximin të thoja që babi prit se ky njeri nuk bën për mua.

Mirela Milori: Babai yt e pëlqeu ?

Zonja X: Ia mbushën mendjen siç ishte atëherë, një gabim trashanik me miqësi, që është djalë i mirë, është punëtor, siç e do ti, të mbajë vajzën.

Mirela Milori: Kishit diferencë moshe?

Zonja X: Kemi patur diku tek 6-7 vite.

Mirela Milori: Kishte shkollë, kishte arsimin?

Zonja X: Jo punonte diku në një minierë, ishte marrë me femra, një muhabet që s’më intereson fare sot.

Mirela Milori: Kishte patur një jetë përpara apo jo?

Zonja X: I martuar jo, por lidhje me femra, që unë i kam dëgjuar mbrapa, ishte tepër vonë për mua kur i kam dëgjuar.

Mirela Milori: Pra u martove?

Zonja X: U martova, erdhi brenda vitit djali në jetë. Ai nuk donte sepse ai kishte menduar, kjo është vajzë e vetme, babi im kishte pak nam që kishte Lekë. Ai të hante dhe të pinte, brenda 1 vit e gjysmë çdo gjë filloi dhe aty mbaroi. Ai kurrë një lekë në shtëpinë time nuk e ka sjellë.

Edhe pse erdhi djali në jetë, ai nuk u interesua të merrte përsipër fëmijën e vet. Pasi djali erdhi në jetë, ai largohet nga shtëpia. Bëri diçka që më vjen zor ta them, nuk mundem ta them. Hajde me mua tha, merre djalin dhe hajde me mua. S’më intereson babi jot tha, edhe unë i kam lënë prindërit e mi tha, s’më intereson.

të fundit

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, autorët dyshohet se ikën me motor, kërkime në tokë dhe në det

Policia e Sarandës vijon kërkimet për kapjen e autorëve të atentatit ndaj Thimjo Rubatit, i cili u qëllua me armë…

11 minutes ago

Konflikt në Korçë, plagoset me thikë një 18-vjeçar dhe ndalohet i dyshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit të Korçës, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur…

11 minutes ago

Baush: Economic Indicators Allow for Modest Wage Growth

Analisti ekonomik, Abil Baush shpjegon se sipas treguesve ekonomikë, ekonomia ka hapësirë për një rritje të lehtë të pagave."Në tremujorin…

12 minutes ago

Day 48 of the Civic Revolt Ends: “More Tomorrow,” No Negotiations and Demand for Rama’s Resignation

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike shënon sot ditën e saj të 48-të. Edhe këtë pasdite, qytetarët u…

13 minutes ago

Shooting in a Tourist-Frequented Area, Footage from the Scene Where a 50-Year-Old Man Was Shot in Saranda

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku mbeti i plagosur rëndë Thimjo Rubati i njohur edhe si Sander Rubati. Rubati, u…

13 minutes ago

Attempted Shooting in Sarandë Targets Thimjo Rubati; Link Investigated to Assault on Police Officer in Which His Son Is Suspected

Një atentat me armë zjarri është shënuar në mbrëmje në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku objektiv i sulmit ka…

13 minutes ago