Categories: Uncategorized

Gruaja bën rrëfimin e trishtë: Më vuri thikën në grykë!

Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë dhe tepër të dhimbshme të nënës së tre fëmijëve. Ajo nuk pranoi të tregojë identitetin e saj dhe në studio rrëfeu dhunën e vazhdueshme nga ana e bashkëshortit.

33 vjet martesë kanë qenë tëpër të vështira për të. Martesa u bë me mblesëri dhe në fillim gjithçka po shkonte mirë në marrëdhënien mes tyre.

Të lidhura

None found

Por teksa koha kalonte, bashkëshorti i saj filloi të pinte dhe kur shkonte në shtëpi ushtronte dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve.

Mirela Milori: Sa vjet martesë ke patur? Gruaja: 33 vjet, në mos gaboj, që në ’86. Mirela Milori: Ishte një martesë me mblesëri apo me dashuri?

Gruaja: Me mblesëri! Ishte djalë i mirë, familja ishte e shkëlqyer. U pëlqyem nga të dy palët. Pinte pak, pastaj rrugës, e vazhdoi më shumë.

Jo se nuk kam patur dhe gëzime, kam patur. Ai ishte i ikur, punonte në Shqipëri, por jo në vendin e tij. Pastaj u hapën rrugët dhe shkoi në Greqi, punonte, lekët m’i dorëzonte, pastaj kur pinte që e tejkalonte kishte dhe dhunë.

Por për hir të fëmijëve dhe për hir që e desha, vitet iknin, kaluan 30 e ca vjet dhuna shtoheshe dhe pastaj në 2012, ai e tejkaloi jashtë mase, atëherë ai u bë fare. Filloi dhunë përditë, 3 herë në ditë.

Kur ikte në mëngjes ikte mirë, kur vinte në drekë si do vijë, çfarë do bëjë, çfarë do thotë? Dëgjonin komshinjtë, fëmijët që stresoheshin, obobo. Hallin tim dhe hallin e tyre, ishim dhe të pastrehë kemi bredhur shumë, 6-7 shtëpi me qira.

Fillimisht kemi jetuar në një dhomë. Atje kemi ndenjur gati 15 vjet, gjoja doli pronari i tokës, i godinës, na nxorrën përjashta. Kemi ndenjur një muaj, fëmijët i kisha të vegjël, shiu binte, ka qenë Shatator. Djalin e kisha të vogël, më përqafonte dhe më thoshte djali: Mami do na vrasë rrufeja, binte shiu me gjyma, rrinim me plasmas.

Më tej, gruaja tregon që më pas këmbënguljes së vazhdueshme arriti të siguronte nga Bashkia strehim.
Gruaja: Na dhanë dy dhoma, ato dhoma filluam t’i ndërtonim dhe që këtu filloi bombardimi pastaj.

Mirela Milori: Në ç’kuptim? Gruaja: Në kuptimin e dhunës! Mirela Milori: Ai u bë i dhunshëm? Gruaja: Shumë, jashtë mase! Mirela Milori: Pse si e shpjegon?

Gruaja: Nuk e di! E shpjegoj që ai pinte jashtë mase, vinte në shtëpi, sa mori dhe thikën ma vuri në grykë dhe thashë edhe këtë e bëre. Ditën tjetër e preu majën e thikës që mos e përsëriste më.

Nuk rrinim dot në shtëpi, mbante kaçavida, mbante thika me vete në xhep, kur flinte dhe kur qetësoheshe futesha në rroba. Zgjati, vazhdonte përditë, në drekë dhe në darkë. U bë si ushqim i përditshëm. Pastaj filloi dhunonte dhe fëmijët. /tv klan

të fundit

Asllani dhe Gruda përzgjidhen në formacionin e javës në Bundesligë

Futbollistët shqiptarë, sulmuesi Fisnik Asllani dhe mesfushori Brajan Gruda kanë zënë vend në ekipin më të mirë të javës së…

40 seconds ago

Student protests / European Democrats: Instead of listening to them, Rama’s government responds with repression and police violence!

Demokratët Evropianë kanë reaguar në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri, duke u ndalur tek kufizimet e të drejtës…

2 minutes ago

Arsim Bajrami proposes legal and institutional action on the case of former KLA leaders

Akademiku Arsim Bajrami ka propozuar themelimin urgjent të një komisioni shtetëror të ekspertëve juridikë, i cili do të analizonte aktgjykimin…

3 minutes ago

Dy Lamborghini Revuelto ekskluzive për Arabinë Saudite, me frymëzim nga shkretëtira arabe

Lamborghini ka prezantuar dy ekzemplarë unikë të modelit Revuelto, të krijuar posaçërisht për klientë në Arabinë Saudite. Të frymëzuara nga…

3 minutes ago

Rashiq links the government’s greater readiness for the Association to developments in Serbia

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi se Qeveria e Kosovës tani është më e gatshme për themelimin e…

3 minutes ago

Arkin Jahiji officially takes office as mayor of Bërvenica, announces office for expatriates

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji sot mori zyrtarisht detyrën e kryetarit nga ku tha se do…

3 minutes ago