Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për disa prej zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të ndaluar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Apeli ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për disa ish-zyrtarë të lartë, mes tyre edhe ish-kreu i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, dhe ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia, duke i liruar nga qelia dhe duke i lënë në “detyrim paraqitje”.
“Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personave nën hetim Faik Fejzo, Besnik Fuçia, Fatbardh Plaku, Hodo Gjoni, Naim Shehi, Gëzim Shkalla, Fejzi Dyrmishi, Shefqet Doda, Mehmet Felahi, Agim Eski, Pëllumb Korfuzi, Ndoc Pepkolaj, Gerti Çalliku, Ali Dyrmishi, Luan Beta, nëse nuk mbahen për ndonjë vepër tjetër penale”, thuhet në vendimin e Gjykatës së apelit.
Ja masat e reja të sigurisë:
1-Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës Farkë, detyrim paraqitje
2-Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar, detyrim paraqitje
3-Faik Fejzo, detyrim paraqitje
4-Hodo Gjoni, detyrim paraqitje
5-Naim Shehi, arrest në shtëpi
6-Gëzim Shkalla, arrest në shtëpi
7-Fejzi Dyrmishi, arrest në shtëpi
8-Shefqet Doda, detyrim paraqitje
9-Mehmet Felahi, detyrim paraqitje
10-Agim Eski, detyrim paraqitje
11-Pëllumb Korfuzi, ndërtues, detyrim paraqitje
12-Ndoc Pepkolaj, detyrim paraqitje
13-Gerti Çalliku, detyrim paraqitje
14-Ali Dyrmishi, ndërtues, detyrim paraqitje
15-Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë, detyrim paraqitje./BalkanWeb
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…