Categories: Uncategorized

TURQI/ Shkon në 41 numri i të vdekurve, 86 të plagosur nën kujdes intesiv

Ekipet turke të urgjencës të hënën morën trupat e dy viktimave të fundit të zhdukur nga tërmeti nga rrënojat e një ndërtese të shembur, duke rritur numrin e vdekjeve nga dridhja e fuqishme që goditi Lindjen e Turqisë. Numri i viktimave shkoi në 41.

Tërmeti me madhësi 6.8 i shkallës rihter tronditi krahinën lindore Elazig vonë të premten. Dridhjet u ndjenë edhe në shtetet fqinje përfshirë Sirinë dhe Gjeorgjinë.

Gjatë një deklarate për shtyp me dy zyrtarë të tjerë të lartë, Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca u tha gazetarëve se 86 të plagosur ishin nën kujdes intensiv në ambientet mjekësore.

Nga 1.607 personat e plagosur, 1.516 janë larguar nga spitali, ndërsa 45 persona që u bllokuan nën mbeturinat e shtëpive dhe ndërtesave janë shpëtuar, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Një total prej 948 tërmetesh janë ndjerë, shtoi ai. Autoritetet paralajmëruan njerëzit të mos ktheheshin në shtëpitë që mund të ishin të pasigurta.

të fundit

Aksident në aksin Vorë-Fushë Krujë/ Kamionçina përplas motorin, raportohet për dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më herët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Mësohet se një kamioncinë ka përplasur…

22 minutes ago

Edi Rama pret Ceferinin dhe drejtuesit e futbollit Europian në një darkë me “lugë floriri”

Pasi mbaruan punët e rëndësishme të ditës, kryeministri Edi Rama në zbardhjen e emrave të qeverisë së tij të mandatit…

45 minutes ago

Callum Turner komenton lidhjen me Dua Lipën: Dua të jemi përgjithmonë bashkë

Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është…

1 hour ago

Franca në krizë politike, kryeministri i ri premton “ndarje të thellë” me të kaluarën

Franca ka një kryeministër të ri, Sébastien Lecornu, 39 vjeç, i cili ka marrë detyrën pas rrëzimit të François Bayrou,…

2 hours ago

FOTO/ Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Dj Geek, zbulon të dashurën e re

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…

2 hours ago

Hapet testamenti sekret i Giorgio Armanit, misteri i dy dokumenteve të shkruara me dorën e tij, amanetet e fundit të stilistit të famshëm

Giorgio Armani kishte lënë dy testamente, të shkruara me dorë dhe të vulosura në një zarf të mbyllur. Këto dy…

2 hours ago