Categories: Uncategorized

Trump i prerë: Paralajmëron ashpër kompanitë amerikane

“Përparësia është jeta, siguria e qytetarëve dhe më pas vjen ekonomia,” tha Presidenti Trump para gazetarëve të premten, në konferencën e përditshme për shtyp të grupit të punës kundër koronavirusit.

Presidenti Trump kishte sinjalizuar ditët e fundit se mund të lehtësonte kufizimet e lëvizjes për të rigjallëruar aktivitetin ekonomik, duke nxitur reagime të forta nga specialistë të shëndetësisë që thonë se sëmundja në SHBA ende nuk ka arritur pikun dhe nuk duhen caktuar afate kohore.

Të lidhura

None found

Presidenti foli para gazetarëve pasi nënshkroi paketën historike prej 2 trilionë dollarësh për të mbështetur individë, biznese dhe institucione për të përballuar nevojat ekonomike si rezultat i paralizimit të aktivitetit ekonomik si dhe për të mbështetur shtetet individuale që po përleshen me epideminë.

Presidenti u përcolli një paralajmërim kompanive amerikane të automjeteve se do të përdorë një ligj që i detyron industritë private të prodhojnë aparatura për nevoja strategjike të vendit.

Presidenti kërkon nga kompanitë e automjeteve të prodhojnë aparatura për frymarrje, megjithëse nuk është e qartë se në çfarë forme presidenti mund t’ua imponojë prodhimin këtyre kompanive.

Të premten, presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv ku udhëzon Sekretarin e Shëndetësisë të analizojë në ç’formë mund të zbatohet Ligji i Prodhimit për Mbrojtjen kundër kompanisë General Motors, e cila ka shprehur gatishmërinë për të prodhuar aparatura për frymarrje, por siç tha presidenti, prodhimi ka ngecur.

Presidenti u shpreh optimist se brenda 100 ditët do të jenë prodhuar 100 mijë aparatura frymarrjeje. Por shumë guvernatorë, ndër to edhe guvernatorë në shtete konservatore si Luiziana dhe Ohajo, thonë se nuk kanë pajisje të mjaftueshme për krizën që mund të shfaqet brenda më pak se një jave. VOA

të fundit

Hoti: Çdo dështim institucional në rastin e Arlinda Zekajt do të trajtohet ligjërisht

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka deklaruar sot se nuk do të kursehet askush…

3 minutes ago

Kica-Xhelili kundër Projektligjit për Byronë: Mund të shërbejë për shantazh politik

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka shprehur sot kritika në seancën e Kuvendit ndaj Projektligjit për…

3 minutes ago

Avokatja e Albert Sylajt: U dorëzua pas thirrjes së nënës, pasi ishte në rrezik të vetëvritej

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti më 28 tetor 2026 ka caktuar masën e paraburgimit Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen…

13 minutes ago

KPK-ja pezullon nga detyra kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije…

13 minutes ago

KPC reviews Arlinda Zekaj murder case in closed meeting

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nisur sot mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Mbledhja…

20 minutes ago

Leonard Ademaj calls for life imprisonment for all those accused of Liridona Ademaj’s murder

Gjykata e Apelit ka mbajtur sot seancën e kolegjit, në të cilën u shqyrtuan ankesat kundër vendimit të Gjykatës Themelore…

21 minutes ago