Categories: Uncategorized

Trump i bindur: Vaksina do të jetë gati brenda fundit të vitit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump foli të premten me konfidencë për mediat nga Shtëpia e Bardhë për arritjen e një vaksine.

Ai konfirmoi se synimi i vendosur nga qeveria amerikane është për të pasur një vaksinë deri në janar të vitit 2021.

Të lidhura

None found

Madje nga Kopshti i Trëndafilave i Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do t’ia dalin “me apo pa vaksinën”.

I pyetur nga mediat nëse vaksina do të bëhet e disponueshme për të gjithë, Presidenti Trump konfirmoi se vaksina do të merret nga kushdo që do të dëshirojë ta marrë.

Për arritjen e objektivit të vendosur, Presidenti Trump njoftoi emërimin e Moncef Slaouit si këshilltar të lartë dhe të Gjeneralit Gustave F. Perna si drejtor ekzekutiv të “Operation Warp Speed”, programit kombëtar që do të përshpejtojë zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave, terapive dhe masave diagnostikuese për COVID-19.

I pranishëm në këtë seancë informimi, Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, konfirmoi rolin e veçantë që ka marrë Pentagoni në këtë përpjekje. Ai konfirmoi se “Departamenti i Mbrojtjes po shpejton drejt (arritjes së) vaksinës” të përkushtuar për t’ia arritur qëllimit të vaksinës për popullin amerikan.

Operacioni “Warp Speed” do të bashkojë institucionet publike dhe agjencitë qeveritare, me kompanitë private që do të punojnë për masat ndaj koronavirusit. Zhvillimi, prodhimi dhe shpërndarja e një vaksine do të jetë një pjesë kryesore e punës së këtij organizmi.

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka vendosur në dispozicion rreth 10 miliardë dollarë për këtë qëllim, nëpërmjet fondeve shtesë, përfshirë edhe nëpërmjet ligjit të fundit CARES për masat ndaj situatës së pandemisë./VOA

të fundit

Europe hit by a deadly heatwave as temperature records fall and public events are suspended

Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Evropën, duke vendosur rekorde historike temperaturash në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë, ndërsa…

10 minutes ago

Venezuela earthquake death toll rises to more than 920, searches continue for survivors under the rubble

Dy tërmete të forta që goditën Venezuelën të mërkurën kanë shkaktuar deri tani më shumë se 920 viktima, ndërsa rreth…

10 minutes ago

Dugolli holds meeting with American Congressman Michael Baumgartner on the Kosovo-US partnership

Ambasadori i Kosovës në Washington DC, Ilir Dugolli ka takuar kongresistin amerikan Michael Baumgartner. Sipas njoftimit takimi u shoqërua me…

11 minutes ago

CEC expected to publish final election results today

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mblidhet në orën 11:00. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të…

12 minutes ago

Evropa nën goditjen e një vale vdekjeprurëse të nxehti, bien rekorde temperaturash dhe pezullohen aktivitetet publike

Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Evropën, duke vendosur rekorde historike temperaturash në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë, ndërsa…

27 minutes ago

Dugolli zhvillon takim me kongresistin amerikan Michael Baumgartner për partneritetin Kosovë-SHBA

Ambasadori i Kosovës në Washington DC, Ilir Dugolli ka takuar kongresistin amerikan Michael Baumgartner. Sipas njoftimit takimi u shoqërua me…

30 minutes ago