Edhe pse përgjithësisht Rama i ka treguar medias anën e tij të vrazhdë, rrëfimet e tij kanë treguar se edhe kryeministri ka kaluar distfata në jetë me shumë dhimbje.
Vetë ai ka rrëfyer kohë më parë se ka ndodhur disa herë të qajë, por tronditjen më të madhe e ka pësuar në humbjen e babait.
None found
Ndërkohë ai ka treguar edhe për kohën kur djali i tij i madh, Gregori u sëmur, por e kaloi sfidën duke u shëruar.
“Është shumë e vështirë të flas për këtë gjë, por nuk kam pse të mos ua tregoj! Pati një sëmundje shumë të rëndë dhe shumë të papritur. Ishte shumë e papritur për të, shumë e papritur për të gjithë ne, dhe dëshpërim shumë i madh, sepse sëmundja ishte shumë e avancuar dhe shpresat nuk ishin shumë të mëdha.
Megjithatë ishte një betejë që duhej bërë dhe, si në çdo sfidë të njeriut, edhe në një sëmundje shumë të rëndë.
I thanë që kishte këtë sëmundje, por luftoi shumë dhe e mposhti sëmundjen. Hërë pas here bënte analizat dhe dukej sikur po përmirësohej, pastaj pati një moment kur u duk se nuk kishte më përmirësim. Pastaj u kapërcye ai moment, dhe kur kemi marrë përgjigjen që analizat dolën shumë mirë, ka qenë momenti më i lumtur dhe gëzimin ma ka dhënë ai.
Dhe një mësim shumë i madh që mora prej tij. Nuk ka gjë më të bukur sesa kur je i madh dhe mëson nga një i vogël, është një mësim që të mbreson për gjithë jetën!” /albeu.com/
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…