Në Aeroportin e Shkupit kanë hyrë në funksion skanerët e rinj të sigurisë, përkatësisht dy tomografi kompjuterike me vlerë rreth 1 milion euro. Drejtori i përgjithshëm i TAV-it, Nexhat Kurt, tha se falë këtij investimi aeroporti është i vetmi në Ballkan që disponon pajisje të tilla, duke rritur ndjeshëm sigurinë e udhëtarëve dhe duke e bërë më të shpejtë kontrollin e bagazheve.
None found
Sipas Kurtit, gjatë kontrollit pasagjerët nuk do të kenë më nevojë të nxjerrin nga çantat laptopët, tabletët dhe telefonat celularë. Ai theksoi se synimi është të ulet stresi i udhëtarëve, të forcohet ndjesia e sigurisë dhe e gjithë procedura të zhvillohet më shpejt dhe pa ngarkesë.
Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, deklaroi se ky investim prej afërsisht 1 milion eurosh e shndërron Aeroportin e Shkupit në lider rajonal. Ajo nënvizoi se Qeveria ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me TAV-in dhe se, deri tani, nga ky bashkëpunim ka pasur rreth 50 milionë euro donacione, ndërsa 97 projekte janë në fazën e realizimit në të gjithë vendin.
Ajo bëri të ditur gjithashtu se bashkëpunimi me TAV ka mundësuar investime prej 50 milionë eurosh në një numër të madh projektesh, duke veçuar si të rëndësishëm modernizimin, rindërtimin dhe zgjerimin e pandërprerë të aeroportit të Ohrit.
Në mbledhjen e 30 qershorit, Këshilli i Ministrave miratoi transferimin e 88.5 hektarëve tokë shtetërore në Vlorë në dispozicion të…
Lokomotiv Zagreb - VllazniaVllaznia është mposhtur përsëri në miqësore [...]Read More...
Me prezantimin e provave materiale nga Prokuroria sot në seancën gjyqësore në “Idrizovë” vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls”,…
Aeroporti i Shkupit ka lëshuar në përdorim skanerët e rinj të sigurisë, dy tomografitë kompjuterike, në vlerë prej rreth 1…
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj bëri të ditur se në Gllogjan ka pritur një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër…
Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Adnan Rrustemi ka komentuar idenë e Besnik Tahirit për një kandidat të përbashkët të opozitës…