Categories: Uncategorized

Tritan Kalo: A jeni shqiptarë apo bukëshkalë, keni nder e burrni ju që nxirrni këto nga goja?

Mjeku i njohur Tritan Kalo, ka reaguar ashpër sot në profilin e tij në rrjetet sociale, me një status kundër zërave që thonë se numri i vdekjeve nga koronavirusi në vendin tonë është më i madh nga sa raportohet zyrtarisht.

“Të lexoj se DUHET të kemi më shumë te vdekur nga COVID-19 se sa ato që raportohen, KËTË gjë as INJORANTI apo ZEMËRZIU më anti-shqiptar NUKU mundet ta imagjinojë….JENI vallë SHQIPTARË apo BUKËSHKALË???….

Të lidhura

None found

TË LUASH ME VDEKJEN, t’ja dëshirosh atë një Bashkëkombasi të tu, as në skenarët e SHQIPTAROFOBËVE më të egër ndër shekuj, nuk e kam lexuar apo ndeshur sa këto muaj në thëniet e mëndje-ftohurve tanë….AQ më keq, kur duan me shumë dëshirë që të sëmurë të ketë disa qindra apo mijra herë më shumë…..A KENI NDER e BURRNI ju që nxirni nga goja këto zezona???….”, shkruan mjeku i njohur infeksionist.

Sakaq, Kalo i bën edhe një herë thirrje qytetarëve shqiptarë të jenë të kujdesshëm e të respektojnë rregullat e higjienës e të distancimit fizik.

POSTIMI I PLOTE:

JETA kurdoherë do të Triumfojë mbi VDEKJEN….SARS-COV2/COVID-19 nuk është MILITANT apo DASHAMIRËS i asnjë Partie… Sars-Cov2/Covid-19 është një “shëndet-vrasës viral”, dhe dëmet që ai shkakton mbi shëndetin tonë NUKU kanë të bëjnë fare me POLITIKËN MJERANE, që duan të luajnë disa kokënxehtë te ne…IDIOTËSITË keqdashëse të një GRUSHTI të PANGOPURISH me PUSHT-SHTET e PASURI, të pa vënë me Punë e Djersë në këto 30 vite DEMON-KRACI, po turbullojnë jo pak mëndjet tona…

Po trokas në dyert e vitit të 64 të jetës dhe atij të 39 të ushtrimit të profesionit më fisnik në Botë, të MJEKUT MANTELBARDHË, por që të lexoj nëpër gazeta, postime në rrjetet sociale, në komente të ndryshme apo të dëgjoj në dalje televizive, se DUHET të kemi më shumë te vdekur nga COVID-19 se sa ato që raportohen, KËTË gjë as INJORANTI apo ZEMËRZIU më anti-shqiptar NUKU mundet ta imagjinojë….JENI vallë SHQIPTARË apo BUKËSHKALË???….

TË LUASH ME VDEKJEN, t’ja dëshirosh atë një Bashkëkombasi të tu, as në skenarët e SHQIPTAROFOBËVE më të egër ndër shekuj, nuk e kam lexuar apo ndeshur sa këto muaj në thëniet e mëndje-ftohurve tanë….AQ më keq, kur duan me shumë dëshirë që të sëmurë të ketë disa qindra apo mijra herë më shumë…..A KENI NDER e BURRNI ju që nxirni nga goja këto zezona???….MIQ e DASHAMIRËS…..Ju rikujtoj se SAPO hyn në Pavjonin e parë të COVID-19, në krahun e djathtë të tij gjindet dera ku shkruhet:

“Dr. T. KALO”…JAM aty kurdoherë së bashku me EKIPIN e papërtuar të Mjekëve, Infermjerëve, Farmacisteve, Sanitareve, Imazheristëve, Administratoreve, Barrelmbajtësve, Shoferëve, Koordinatoreve, Dezinfektuesve, Punonjësve të Shërbimit e të Mirmbajtjes, Punonjësve të Rendit, etj., që të VIGJËLOJMË për shendetin tuaj, t’ju ndihmojmë të fitoni përpjekjet tuaja ndaj “SFIDËS COVID-19”, si dhe të KTHEHENI sa më shpejt të shëruar në gjirin e familjeve tuaja, që aq shumë ju i mungoni por që edhe ju vetë ata ju mungojnë përgjatë hospitalizimit te ne…BASHKËKOMBAS…

Ju duam dhe ju respektojmë shumë…DËGJONI këshillat tona si profesionistë humanë, dhe VIJONI PËRKUJDESJEN ndaj vetes suaj, VIJONI e repektoni rregullat e higjenës e të distancimit fizik, sepse SË BASHKU ME DURIM e PËRPJEKJE do ja dalim mbanë kësaj sfide, ndaj një virusi shumë tinzar, shumë infektues dhe jo pak jetëmarës, POR jo të pamposhtshëm….SHQIPËRIA ka kurdoherë nevojë për gjithësecilin prej jush!!!

të fundit

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

3 minutes ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

2 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

2 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

2 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

2 hours ago

Mickoski: Paga mesatare do të arrijë në 1 mijë euro deri në përfundim të mandatit

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

2 hours ago